15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Arjana Fetahu Gaba,

NËSE….
Nese te ka zene nata rruges pa ane,
Ajo do te fshehe, sikur ne gjirin tim,
Zotit I lutem sa here qe marr fryme,
Qe te me kthehesh shendoshe biri im.
Ne goja tu tha, e tu be eshke,
E s’jam aty, te te sjelle per te pire,
Trokit ku sheh drite biri im,mos ki frike
Ne kete bote ka shume njerez te mire.
Ne te ftuan ne ndonje kabare, mos nguro,
Veç mos pi mendjen, por vetem pijen pi,
Ji gjithmone vetvetja, mos u ndrysho,
Mos bej veten te tallet njeri.
Ku sheh njerez qe zihen dhe rrihen,
Shko sa me larg, as koken mos kthe,
Ndonjehere ta japin fajin persiper,
Betohu po deshe qe s’ishe atje.
Diteve te tua,ne ke fat te takosh,
Nje pranvere, ku te te çele shtepine,
Prite krahehapur, duaje me shpirt ,
Te dy te arrini pleqerine.
Ne te mori malli, per nje perqafim,
Te pres ulur tek pragu, siç me le,
Nena te ka te shtrenjte biro,
Syte nuk I mbyll, gjalle po s’me pe.
Une te lash te lire shpirti im,
Zemra per ty, shume ligeshtoj,
Ja dhashe Zotit per ty syte e mi,
Me engjejt ne qiell te te mbroj.
Arjana Fetahu Gaba,
“””””””””””””””””””””May be an image of Arjana Fetahu Gaba, ambiente të jashtme dhe monument

Si ike?!
Si ike dhe zjarrin e le pa fikur,
Si prush ne mangall zemra po me digjet,
Ti ike ,lotin ma thave shkretetires,
Mua te shpetoj s’me le shtigje.
Ti ike dhe harrove te kthehesh,
Une po vdes dita dites ,jam tretur,
Si lulja keputur ne goten pa uje,
Une pa buzeqeshje kam mbetur.
Ne qiejt e pritjes te shpirtit tim,
Me diell te ngrysur dashuria ime,
Kujtimet thermohen dhe rrukullisen,
Ne rruget e shkreta e behen therrime.
Une eci kohes time, por s’jam aty,
Shqetesimin qe kam askush s’ma kupton,
Gjetke me perpelitet shpirti pa ty,
Ah sikur ta dije sa shume me mungon.
Arjana Fetahu Gaba
May 29, 2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.