Nëna ime e thjeshta shenjtëri
Nëna ime, e thjeshta shenjtëri
Mbështillmë ende me krahët e tua
Kam nevojë të ndihem fëmijë
Ndaj më mba si bleta në zgjua,
Më kujto kur përpiqesha të ecja
Sa herë rrëzohesha e ti më ngrije,
Kur duart t’i zgjasja drejt fustanit,
Nga frika se ti mos më lije.
Më kujto kurr ti natën e gdhije,
Me napat e ftohta mbi ballë,
Unë ende jam sëmure moj nënë
Nga ai zjarr, nga ai mall.
Më kujto dhe njëherë rininë,
Më thuaj jam lule ende,
Më thuaj sesi gjithë botën,
Brenda syve të mi ti e pe.
Dhe pastaj më shtërngo në heshtje,
E thjeshta shenjtëri nëna ime,
Me trego të besoj dhe njëherë
Në yje dhe agime.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, June 28, 2021