-SEPSE TË DUA-
Të prita i dashuri im, tërë natën,
Retë të fshehën nga sytë e mi, por jo nga zemra!
Më thuaj, ku u ndale, në cilët sy e pe veten,
Më i madh a tu duk në qelqe të tjera?!
E pra…je aq i madh brenda syve të mi
Sa dot s’të nxenë qelqet e tyre,
Ndaj në qënien time, derdhesh i tëri
Dhe sërish, jashtë shpërthen prej buzëve…
Të prita…të pres…sepse të dua
Kaq! Asgjë tjetër i dashur…
Mjaft me imagjinata, ikje të gënjeshtra,
Sillma të ta puth shpirtin e zhveshur!
-ARMENIDA-
(Korrik 2021)
“””””””””””””
-KTHIME TË ZBRAZËTA-
Mbi gardh më priste qortueshëm malli,
Mëshuar dhimbshëm i tëri mbi të,
Oborrit u shkundën hijet e kujtesës,
Me pemët nisën të shushërijnë diçka…
Ti s’je aty, në krahë të më mbledhësh,
E unë ndihem si një zog shtegtar i ngratë,
Përtyp thërmijat që më hedh kujtesa,
Lëmoshë që vuajtjen më shumë zgjat…
Mes vajtjesh dhe ardhjesh plaket malli,
Dhe gardhi shembet çdo ditë nën peshë,
Nga pas më vjen heshturazi rënkimi,
Dhe zëri yt me çdo hap që hedh…
-ARMENIDA-
“””””””””””””””
-NJËRI-TJETRIN KEMI-
Ja ku jemi, në të njejtin ashensor,
Lart apo poshtë është e gjithë çështja!
E kam vendosur, t’mos shkoj e pangopur,
Le të na pëflasë sa të lodhet bota!
Mashtrimi i rradhës, e di, nuk je,
E as shenjtor në këtë botë të llangosur,
S’di pse zvarritesh lart e poshtë në mëdyshje,
Teksa koha mbi ne derdhet e babëzitur…
Lart zemër, gjer në kat’ të fundit
Të dal ku të dal, stratosferë!
Dhe në i shuhet rryma ashensorit,
Njëri-tjetrin do kemi dhe atëherë…
-ARMENIDA-
(Korrik 2021)
47Doloreza Spiro, Vlora Rexhaj Morina dhe 45 të tjerë