8.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Armenida Qyqja

-A JAM UNË?-
Kokën vura mbi mermerin e akullt,
Nga shkallët e ëndrrave sërisht rrëzuar
Krahët e tu dëshirova më shumë se kurrë,
Dimensioneve të shtrembërta ngecur…
U grisën gjunjët viteve rrëzuar,
Këpucët magjike të dyja humbur,
Por prapë të pret zemra, syri i etur,
Cepave të ëndrrave të mbish papritur…
Dhe s’di në jam ende vajzë përrallash,
Në sytë e tu kaq shumë të munguar,
A jam unë lajtmotivi yt, dashuri,
Në rrahjen që zemrës i ikën vjedhurazi…
-ARMENIDA-
(Nëntor 2021)
“””””””””””””””””””

-NË HALLKAT E GJAKUT KODUAR-
Shtigjeve mes reve kërkoj hapat e tua,
A lënë vallë gjurmë krahë-rrahjet e engjëjve?!
Një pikë shiu zbret mbi mallin tim të prushtë,
Ku je? Sillmi sytë, si dikur të t’i puth mëngjeseve…
Të kërkoj dhe pse ajër më bëhesh,
Brenda mushkërive, banor,
Refren i fshehur mes buzësh,
Që dhe ditën gri, ma bën të bukur…
Po i lë pra, të ikin zogjtë dhe retë,
S’po dal të kërkoj as gjurmët e tua,
Me frymën time po të mbaj shtrënguar,
Në hallkat e gjakut, tashmë të koduar…
-ARMENIDA-
(Nëntor 2022)
“””””””””””””””

-NË HALLKAT E GJAKUT KODUAR-
Shtigjeve mes reve kërkoj hapat e tua,
A lënë vallë gjurmë krahë-rrahjet e engjëjve?!
Një pikë shiu zbret mbi mallin tim të prushtë,
Ku je? Sillmi sytë, si dikur të t’i puth mëngjeseve…
Të kërkoj dhe pse ajër më bëhesh,
Brenda mushkërive, banor,
Refren i fshehur mes buzësh,
Që dhe ditën gri, ma bën të bukur…
Po i lë pra, të ikin zogjtë dhe retë,
S’po dal të kërkoj as gjurmët e tua,
Me frymën time po të mbaj shtrënguar,
Në hallkat e gjakut, tashmë të koduar…
-ARMENIDA-
(Nëntor 2022)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.