7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Arta Dauti Ramadani

Mos i fshi rudhat 

Mos i mbulo sytë që të kanë djegur gjithë natën nga pagjumësia 

Lere ta kuptojnë bota se 

-ti si Grua ke qarë gjithë natën , 

ke kaluar një natë të trisht, 

ke përkundur një bebe , 

ke numruar yjet deri sa po prisje të kthehej burri yt nga kafja skaj rrugës , 

kishe dhimbje tër natën dhe nuk tregove për mos tu shqetsuar familja 

Po pra ti që kur të zgjohesh në mëngjes duhet të jesh Gati për Maratonen Gjith Ditore  

Mos të vije turp nga sakrifica jote .

Mos hesht nga padrejtsia veq pse :?!

Se je vajzë dhe nuk të levdrojn nëse flet

Se je nuse e në shpi të burrit s’bon me tu ni zani 

Se je grua nanë me fmi ,tash je në moshë sbon me kundërshtu 

Se je vjeherr e vjerra sbon me fol mo 

Se je një grua që i ka vdek burri ,tash duhet të varroset edhe gjuha jote bashkë më të 

Mos lejoni që paragjykimet të ju mbyllin gojën e të shëndrroheni në një urë kaluse

Mos i fshehni rrudhat sepse 

Qdo vijë e asaj ftyre e ka nga një histori 

Për qdo lot e për qdo dhimbje 

Për qdo vujtje e padrejtsi 

Për qdo fjal fyese e qdo intrigë 

Për qdo natë e ditë që keni kaluar 

Për qdo përjetim të rrejshëm e të vertet 

Për qdo dhimbje natyrale apo që ju shkaktuan 

Për secilen sfer të jetës që i përballuat 

Mos i fshehni rrudhat , sepse ajo fëtyrë është një rrugëtim që ka kaluar ferrin e dritën , ditë , muaj e vite për të ardhur deri në këtë pikë 

Qdo vijë e asaj fëtyre ka një histori prandaj historia shkruhet vetem një her , ajo nuk përseritet 

Ju qëndroni krenare para pasqyres dhe thoni vetes -Bravo ne ja dolëm 

Po pra ja dolëm ta sfidojm jetën e cila na ka vrarë qdo ditë dhe plagët e saj janë kto rudha që po ma mbulojnë fëtyren .

06.10.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.