Poezia “Grua”nga libri im “Shtigje dashurie “mbetet ne altarin e poezise si me e bukura. Eshte botuar dhe ribotuar disa here ne gazeta te ndryshme !Perseri godet njesojsi ne fillim!
Grua
Unë jam nisja jam fillimi,
jam dhe fundi jam mallkimi,
jam loja ,e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam ëngjëll jam dhe djall ,
jam e urtë jam dhe e marrë ,
jam gabimi jam mësimi ,
jam zjarri jam dhe dimri,
ëmbëlsia qe jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëher,
jam rënia jam mbështetja,
jam zhurma jam dhe heshtja,
jam joshja jam tradhëtia,
shpirti i mbushur , zbrazëtia,
jam e bukura e shëmtuara ,
jam e lumtura e trazuara ,
jam e brishta jam furtuna ,
jam lodhja jam dhe puna ,
jam parajsë jam dhe ferr ,
dashuri që jep e merr ,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër ,
jam det jam dhe përrua ,
te qetësoj dhe mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj ,
me mjaltë të ushqej por te sfidoj,
une jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua ,
dhe Frojdi ngeci tek mua,
dhimbje e ëmbël unëjam GRUA …
Arta Hysenaj. Poezi nga libri “Shtigje dashurie”

Do ta vras castin që më jep dobësi
Me të vetmen armë ,poezinë besnike
Do ngarkoj heshtjen me copëza vargjesh
Memece do bëhem , kokëfortë nevrike
Do lakmoj veç vargjet të harroj imazhe
Do krijoj imazhe të josh poezinë
Do humbas pas rreshtave të gjej gjithë botën
Do krijoj gjithçka që josh unin tim
Do harboj kujtimeve vdekur nën lëkurë
Nëpër degë të shpirtit do hidhem si ketër
Do e vras te gënjeshtrën ,zbukurim në mur
Relike, e vërteta në kornizë të vjetër