Veç penes time s’kam kujt t’i qahem e nuk di kujt t’i drejtohem, kur të gjithë më quajnë të marrë.
Kush dëshiron ta ndajë me mua vdekjen qe në syte e të gjithëve, duket se jam gjallë.
Puthmë e më shtrëngo fortë moj e dashur vdekje, me sy hapur.
Puthmë e mos u ngopsh kurrë, moj e dashur puthmë.
S’te vjen keq per dhimbjen time, qe kullon vetëm gjak.
Boll qëndrove e fshehur, dil e thuaj botes mbarë të vërtetën.
S’mundem më të duroj fshehtësinë tende.
Zemra mbytur në vaj.
Shpirti gati për t’më dalë.
Së shpejti do të përmbyset gjithçka dhe si mua me sy hapur do te vdesin të gjithë, por kurrë nuk do e kuptojnë se kanë vdekur edhe që janë gjallë.
E lumtur mes gazmorëve te vdekur djalli do te vallëzoj shtat kokat e kuçedrës, do te behet në një kokë dhe të gjithë do e adhurojnë.
Po ti një gjë kupto moj vdekja ime, kurrë me mua mike nuk do te jesh, se nuk i trembem bishës tende qe pi gjak femije dhe ha mish njeriu.
Unë e pashë errësirën e kesaj jete që në fëmijëri.
Tani ju takon juve ta shihni, atë që më bëtë mua dhe e meritoni se nuk dini te luftoni.
Dhe që isha në errësirë nuk isha vetëm, kisha nënën, yjet dhe hënën që shkëlqente mbi errësirë.
Atë që ju më bëtë mua bashkë me partinë tuaj, nuk ua dëshiroj kurrë, por meqë jeni në gjumë akoma dale-dale se nuk kini parë asgjë.
Çfarë do bëni kur korbat te vërshojnë mbi fëmitë tuaj, se satanistet jetojnë me gjak e mish njeriu.
Atëherë unë do ju them merrni hak, atë qe me kini thënë mua po nuk do kini mundësi se nuk do jete e largët dita kur te behet ligj sakrifikimi fëmijëve per festat e djallit.
Ti puthje e vdekjes se gjallë e kesaj kalbësire jetë.
Këngën e fëmisë tim mos u’a këndo, gjithë fëmijëve të botes se janë engjujt e Zotit nuk janë bir bushtra si te tutë.
Dhe degjo ti shteti thellë, ju kollarexhinje qeveritarë…
Unë besoj tek Zoti madh, te jeni te bindur se fundin tuaj po parashikon.
Ndaj zgjohuni more mjeran, qe drita mos na shuhet NE.
Merrni gurë e hanxhar, dashurinë per njeri-tjetrin dhe luftoni per jetet tuaja dhe te fëmijëve, ndryshe do te shuhemi si dinozaurit.
Ç’kuptim ka jeta pa liri.
A e dini more gjumasher, se veç një herë jetohet mbi dhe.
| Barije Karabollaj |
“”””””””””””””””””””””
Shpirti me dhemb,
ne kock deperton Monster e keqe në shpirt jeton
Dhimbje e quajnë, nuk di si ta dëboj
Me gjak te ftohte, ushqehet ajo
Dhe dashurine kur ja fal, ajo nuk e pranon Eshte mesuar shpirti me dhimbje jeton
Si qen lepin plagen e tij
Neper gjymtyre nuk gjen qetësine.
Si ulkonje e keqe
kafshon me tërbim
Kur hyn dhembja, ne shpirte nuk ka forme
Si rrenje ithsi perhapet
Sulmon, terhiqet, sulmon prape
Derisa pushton gjithe fuqine
Shpirti dhemb s’ka arome
Parfumi saj eshtë fatkeqesia
Frymen ta merr, të mbyt pa duar
Ajrin që thith nuk me perket me mua
Dhe kështu jeta merr fund, me shpirt të liruar
Shpirte more shpirte Ne dhembje nuk paske dije
Nuhatja jote nuk paska shije
Ne helm ma ktheve gjithe jeten time
As forme, arome dhe shije
Je veç mallkimi në jeten time
Mallkim e perbere nga njerezit ligesi
Po jo kurre nga Perëndia.
Barije Karabollaj