12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Artur Meçollari

3 qershor 1959 – një detar i FLD-së nga përmeti mbërrin në Sevastopul (sot Ukraina)
Tre anije të Flotës Fluftarake Detare për rimont në ish-Bashkimin Sovjetik
Ukraina sot është në luftë kundër okupatorit rus. Mbështetja e popullit shqiptar është e jashtëzakonshme. E till është edhe e Mehmet Nikollarit, detarit të Flotës Luftarake Detare që e ka vizutar Ukrainën 69-vjet më parë. Sevastopuli është aneksuar nga Ruasia qysh në vitin 2014, por Mehmeti është i bindur se ai qytet detarësh do ti rikthehet përsëri Ukrainës. Historia e Mehmet Nikollarit në FLD edhe pse e shkurtër, është një histori plot mbresa dhe nostalgji. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër ai ludroi me Rimorkiatorin “Sami Frashëri” deri në Detin e Zi, duke vizituar si Ukrainën edhe Gjeorgjinë e sotme.
Mehmet Nikollari ka lindur më 8 korrik 1938 në Seniçan të Përmetit. Ai kishte jetuar në fshatin e tij, ku kishte keryer dhe arsimin 7-vjeçar në vendlindje. Në dhjetor të vitit 1958 Mehmeti u rekrutua për të shërbyer në Bazën Detare të Pashalimanit. Në po të njëjtin vit Shkolla e Instruksionit u transferua nga Durrsi në Pashaliman. Mbas kursit në bazë Mehmeti u caktua të shërbente në detyrën e Timonier-Sinjalistit në Rimorkiatorin Detar “Sami Frashëri”. Pashalimani tashmë ishte kthyer në një bazë moderne të pajisur me shumë anije ndihmuese, si dhe me katër nëndetëse.
Në datën 25 maj 1959 tre anije u nisën nga Pashalimani në drejtim të ish-Bashkimit Sovjetik. Ceremonia e nisjes u bë në Portin e Vlorës. Tre anijet do të bënin rimontin periodik në ish-Bashkimin Sovjetik. Ato kishin mbërritur në Shqipëri më 17 tetor 1957, së bashku me gjashtë anije të tjera ndihmuese, po nga ish-Bashkimi Sovjetik. Gjatë këtij lundrimi efektivat e anijeve ishin të përziera, rus dhe shqiptar. Anijet u nisën në formacion kolonë nga Pashalimani. Tre anijet ishin:
👉Çisterna e naftës ish-“Linda” që mori emrin “Patosi”, me komandant Rahmi Mborja.
👉Draga thelluese “Adriatiku”, me komandant Izet Veçani
👉Rimorkiatori i madh detar “Sami Frashëri”, me komandant Avdulla Hoxha
Siç kujton Mehmet Nikollari, timonieri i Rimorkiatorit Detare “Sami Frashëri” lundrimi zgjati nëntë ditë dhe netë dhe ditën e tetë dolëm nga Ngushtica e Bosforit për t’ju drejtuar Sevastopul. Gjatë pjesës më të madhe të lundrimit deti ishte me forcën 4-5 ballë. Tre anijet mbërritën në Sevestopul më 3 qershor 1958. Mbas disa ditësh tre anijet lundruan në drejtim të Potit. Poti ishte një bazë detare e ish-Bashkimit Sovjetik, sot pjesë e Gjeorgjisë. Disa ditë më vonë Draga Thelluese “Adriatiku” u shkëput nga grupi i anijeve dhe vijoj rimintin e saj në Zhdaniv (Marioploin e sotëm), në detin Azov, sot Ukrainma.
Detar Mehmet Nikollari qëndroi tre muaj në Poti, një kujtim i paharruar për përmetarin që tashmë shërbente në Flotën Luftarake Detare. Siç kujton Mehmeti, gjatë kalimit në ngushtivat Turke pati një incident, i cili u raportua edhe në OKB. Mungonte njoftimi paraprak për kalimin në ngushtica, i cili duhet të parashikonte edhe kohën e qëndrimit të tyre në Detin e Zi. Sipas Konvemtës së Motrosë të vitit 1936, anijet ushtarake të vendeve jo të Detit të Zi, mund të qëndrojnë në Det të Zi deri në 21 ditë.
Anijet që shkuan për riparim kishin ekujpazh të përzier, shqiptar dhe rusë. Siç kujton Mehmeti, në Rimorkiatorin Detar “Sami Frashëri” ekujpazhi përbëhej nga 12 detarë shqiptar dhe 12 rusë. Me qëllim plotësimin e kërkesave të Konventës së Montrosë 1936, Flota e ish-Bashkimit Sovjetik nxorri nga Deti i Zi brenda 21 ditësh tre anije të të njëjtit tip, duke iu ndryshuar emrat dhe me flamur Shqiptar. Draga Thelluese “Adriatiku u thye në Shqipëri mbas 9-muajsh. Çisterna e naftës “Patosi” u kthye mbas 6-muajsh dhe Rimorkiarori Detar “Sami Frashëri” u kthyen në Pashalimian në fillimit të muajit shtator 1958. Me kthimin e tyre u bë edhe hyrja respektive e anijeve të Flotës Sovjektike që kishin dalë për plotësimin e kërkesave të Motrosë 1936. Edhe në rrugën e kthimit anijet kishin ekuipazhe të përziera, rusë dhe shqiptarë.Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti
Detar Mehmet Nikollari do të lirohej nga Flota Lugftarake Detare në vitin 1960, mbas dy vjet shërbim. Në atë periudhë shërbimi i detyrueshëm në Flotë ishte katër vjet. Me pas Mehmeti kreu shkollën e mesme “Kristo Isak” për agronomi në Berat dhe shkollën e Larte të Partise. Ai do të kryente shumë detyra ndër të tjera edhe Sekretar i Byrosë së Partisë së SMT Përmet dhe Shef i Kuadrit i Ndërmarjes së Grumbullimit, Përmet, derisa doli në pension. Sot Detar Mehmet Nikollari në moshën 84-vjeçare jeton në Tiranë dhe ende kujton periudhën e shërbimit në Flotën Luftarake Detare, si dhe lundrimin e tij të paharruar drejt Potit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.