22.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

ASJA MULGECI

OH KËTO PETALE- BUKURAT

Ooh, sa shum petale lulesh
m’solli era ngjit xhamit,
kyt mbramje vere,
Parfumin shkundin
gonxhet parnakut n’pexhere
Si vajzat e lazdrueme
dredhin trupin
Tue prit me u çelë gjith marak
kush asht ma fatlume,
Trupit me m’u mbshjellê
si fustan…
Nji trandofil kuqalash
m’ngjyron buzësh
Ç’më ndez zjarrmin
për njatê djal t’ri,
Kur vjen rrugëve harlisun
tue shetit dorë për dorë
me vashen syulli,
Në t’bukuren Dardani.,
Lulkuqet derdhin ngjyren
molllzash t’mija …
Tek luej harruem moshës
përkdhelem mes gishtash
bash si fmija,
Skuqem e sikur ndërvedi
paturpshëm puthern,
Jorgovanet përkulen deget
ernash ….
Thurin kunorë rreth kreje,
Tue m’bukurue krelave hijshëm
si me ken tue nusnue,
E zemra sikur del zgurit
merr trembshëm arratinë,
E dalldisun bash si lumi
frym rrekeje, mbas stuhishë…
Oh, kto petale bukurat
ç’ma kanë zilinē,
Prej zjarmit t’shpirtit
ua vodha ngjyrat, hijeshinë
C’më shtuen nurë, nureve
m’a zbukuruen dashninë!

ASJA MULGECI

“””””””””””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e Asja Mulgeci, flokë të gjatë dhe bizhuteri

BOTEN ZVOGËLON, SYVE TU
Ti “lartmadhni”,ulun rand poltronit
t’mëndafshtë,
Ani se krekosun si gjel
Mendon se lindun ka me ty,
Prej aty, boten shef zvogluem sysh
t’bukur, tan ironi,
Mos genje vedin se gjunjsh
kanë me t’u ulë, njerëz shpirtbukur
Ata kundërmojnë aromējetë ,
Vetndihen t’lumtun miresishë
ma e madhja pasuni,
Mos mendo se zemer e tyne e brishtë,
asht gurë
Si jotja rreh ngricash, n’tandin zgur,
Luleve t’shpirtit u kalb rranjt,
Ua vyshk petalet pa çel mirë,
Tue përkdhel gënjeshtërt shpirtit,
si padasht i zgjon ndjenjen e dlirë….
Eh,sa fik epshet tua
Kthen shpinën e gjakut ngrinë,
Paçka se lulja aromëftue
t’veshi trupit këmishën e dashnisë ….
Derdhet si lavë qenies tande
si leter e bardhë shpirtin shtriqë,
E ti “lartmadhni”,ngre vedin
majash t’botës,
Kapërthurun mendsh , therra e driza
Njerzit t”duken t’padukshëm
buburrecë e miza …
Ndërsa mbi qerpikë t’ulet hyjnishëm
e ambla fjollë dashnie ….
Fsheh shpirtin, shpirtit tand
tek struket, në t’blujtën e syve!

ASJA MULGECI

“”””””””””””””””””””

JAM E ZONJA E VEDIT
S’JAM IMITIM
M’len t’eci hapash t’mij
Gjurmt mos mi fshij, ti sfidues i natës
fshesaxhi,
Kpuct le t’baltosen, t’hahen pllakave,
le t’shkyhen,
E se m’gjakosin kamt, skam me kja
as me vujt , hatri i askujt
Due krenar me kallzue rrugt,ku hapova
endun n’fije shpirti,
Edhe nëse shpesh u rrzova
Pa m’shty dikush mbrapa
supesh t’mija u mbajta ,
Krejt projektuem medjes teme
pa laps e leter,
Pa ndie nevoje diplomash,as medalje
t’rreme
Firma t’dalun boje,
Mykun sirtarve t’kohês mjerane
M’len pra t’jam bijë e Zotit
e padukshme si era,
Zbritun qiells e pastër si flokë bore ,
Rrugt e shpirtit i duet t’lirë
Pa zinxhirë…
Njashtu si zemren kryeneçe
ndjenjë-dlirë
Rreh e dashuron njësoj prore,
s’guxon askush me marr për dore
N’dritë as errsinë…
Ani se n’zgjatim thonjsh t’pistë
vshtir asht me shpëtue,
Zjarrmit n’gurgullimë gjaku,
kam me i përcllue
Klith fort e thik zanin, deri n’asht t’tokës
Ma t’miren vjedh kthetrash t’jetës
t’lultat e kohës,
Fustanbardhë i baj
vesh trupit territ me zdrit,
Pendzezat korbës le ti bien
ti shkyhen sytë…
M’len i padukshëm,hije n’zhdukje
Hiqmu rrugës, mshefu vrerit tand
Njaty posht gunës ,
Jam e zonja e vedit,hijerand
S’jam imitim ….
Shkëlqimit tem t’diellt
kunoren e jets kam gdhend !

ASJA MULGECI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.