13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

ASJA MULGECI

Dje pata nderin te merja pjesë ne manifestimin letrar “Ora e Tahit Deskut ” ne Komunen e Klinës Kosovë, tradite kjo prej dymbedhjete vitesh tashme , ne konkursin letrar poezia ime “RRI PASH MUE “u vleresua me çmimin e pare

Ishte vertetê një kënaqesi e vecantë…

Faleminderit shumë jurisë dhe organizatoreve, mirenjohje pafund!

RRI ,PASH MUE
Flatrova horizontesh si zog
n’përvlim t’ksaj stine ,
Fërfëllim aromëmirë t’u bana
Lulet e shpirtit,mos me i lan
me u tha ,
N’ajri t’ksaj toke, mbusha mushkritê,
Dashta buzës tande shpirtin me shkla.
Se kangt e dashnisë
kompozuem zemrash,
Kshtu duhen kndue
S’duen kja.
Si mburojë perendie mantelin
e diellt,
T’hodha mbi ftyrë,
Ani se symbyllë qiejve t’botës
t’u bana yll.
Edhe nëse trulluem rreth vedit
endesh
E “s’kie sy” me pa kyt mrekulli,
Rrahjet n’krahnor i kam t’gjalla,
Nuk aktrova njasaj skene t’zjarrtë
Ndjenjat jane krejt “naive”
Ato, s’njofin djallzi.
Udhtova damarve t’zëmres
njasaj korsie bojgjak,
Verbuem prej dashnie kjesh,
Ngjitun ashtit t’saj
Palcen e shpirtit shtrydha për ty,
Renda dritës tande
si me ken pa sy
Oh, me dashni zemre
mbajma gjall ket dashni,
A e di i dashtun?!
Unë, gjalloj edhe pa frymue
për ty,
Ndaj rri ngjit meje si shtëllungë
rebardhë,
Njashtu sic un të due
Rri, pash mue!

ASJA MULGECI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.