13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

ASLLAN KASA

    Irida. Tregim.

  • Goce e thërrisnin të gjithë.Madje edhe mamaja kështu e thërriste.E dini nga i vinte kjo nofkë e vjetër?Se meqë  e quanin të humbur në vogëli.Ishte si skallinë e hollë e dobët dhe e gjatë.Qante shumë në muajt e parë që kur lindi,s’kaloi shumë dhe diagnoza Bronchittis diffuzz e më vonë bronchitis okut etj.Ajo vuante nga sëmundjet;se e ëma e lindi të dobët dhe së dyti si e re ,e mësoi keq.E vishte shumë trashë e kështu ja shtoi delikatesën Iridës së vogël.Dhe ja ç’i ndodhi njëherë asaèj.Pas shumë inxheksionesh nuk që nuk po i ulej temperatura,sa mjekët u detyruan, disa herë  t’a fusnin komplet në kompresa të ftohta,por prapë pa rezultat.Temperatura vazhdonte,konvulsionet vazhdonin,s’kishte vend pothuajse në trupin e sajè skelet për injeksione E injektonin edhe në kokë,qante sikur mjaullinte e mjera Irid ditë e natë.Mjekësia po bënte çmos për ta shpëtuar,por ja që një natë arriti kulmi.Irida po mbaronte,t’ëmën..në gjendje shoku e nxorrën në dhomën tjetër mjeke Manila po luftonte dhëmb për dhëmb me vdekjen e Iridës.Bebet e syve ju futën brënda,u mavijos,frymëmarrja ju kthye në gulçime të vështirë,pulsi i’u ul pothuajse fare.Mjekja e re tha se u kthye …Sanitarja e mbuloi Iridën me çarçaf të bardhë dhe shikonte me keqardhje.Mjekja fshinte here pas here djersët mbi ballin e lëmuar.Sanitarja mbante oksigjenin dhe si me dyshim shikonte rrjedhjen e serumit.Qetësinë e kësaj nate të gjatë e prishte diçka….-Do t’a provoj edhe një here!-tha  mjeke Manila.Sanitarja vështronte me dashuri.Mjekja zbuloi Iridën….pulsi…frymëmarrja nuk dëgjohej më…i hapi gojën e vogël i tërhoqi gjuhën dhe vuri gojën e saj mbi të Iridës,dy duart i vendosi në kraharorin foshnjarak dhe filloi njëkohësisht frymëmarrjen gojë me gojë dhe shtypje të lehte në gjoksin njomështak.Vazhdoi kështu nuk e mori vesh se sa kohë.Por një gjë dimë që  Irida nga e humbur filloi përsëri gulçimet,filloi pulsi të dëgjohej dhe jeta fitoi mbi vdekjen…vazhdoi frymëmarrja artificial dhe vazhdoi masazhi e lëvizjet aktivo-pasive dhe sytë e vegjël të foshnjës si dy brilante të zinj filluan përsëri të vështronin hapësirën…..:-Vazhdoni ju lutem  oksigjenin!- I tha mjekja e re sanitares-Ora është tre e mëngjesit.Ajo rilindi  përsëri,unë po shkoj të çlodhem pak.Duke fshirë djersët ajo shikonte e gëzuar Iridën e vogël.-Mjeke Manila erdhi një urgjence-u dëgjua zëri i ndihmës mjekes.-Erdha Alma !-u përgjigj Manila.Pasi egzaminoi edhe një herë Iriden doli me shpejtësi.Irida jetonte.E ëma kur e pa,s’dinte si të shprehte mirënjohjen për jetën e vajzës,lotët i rridhnin faqeve,rrezet e diellit ndriçuan qiellin pa re.Irida vazhdonte rritjen dhe sëmurej shpesh.Në kopshtin e fëmijëve ajo ishte më e dobëta dhe e imëta…Mjekët e kishin këshilluar  të  ëmën që t’a nxirrte sa më shumë në shëtitje para dhe mbas dite.Edhe edukatoret e trajtonin në mënyrë të diferencuar sipas këshillave të mjekeve.Irida filloi të ecte rrugë më të gjata,të dilte kodrinave dhe lëndinave tërë gaz.Ajo bënte buqeta me lule nga më të ndryshmet.Një ditë maji ajo kishte bërë një të madhe dhe e vendosi tek lapidari ku kishte dhe plot të tjera.I pëlqente të lozte edhe me manaret e vegjël.Dalëngadalë filloi të vraponte,bile shumë rrugë i bënte me vrap.Ajo kishte dëshire të kacavirrej,të kërcente ndonjë lule,gëmushë të vogël,gurë nga vendi etj.jeta e saj vazhdonte.

Distrofia e konstatuar më parë sikur po i humbte gjurmët në organizmin e saj.Kjo shihej në shumë drejtime,bile dhe në drejtim të oreksit.Ajo tani hante ushqime të ndryshme dhe në sasi më të tepërt.Pa u vënë re shëndeti i saj filloi të përmirësohej.sa gëzohej e ëma kur shihte Iridën që vraponte,luante,që kërcente ndonjë brazëd ose diçka  të lartë.

Tani sikur e bezdiste ajo trikoja e leshtë që mbante në trup dhe i ankohej shpesh të ëmës,por ajo s’donte që s’donte t’ia hiqte se ashtu e kish mësuar e ëma që kujdesej aq shumë për mbesën.Irida  djersitej kur kthehej në shtëpi.por e ëma për trikon se luante.Ajo i ndërronte teshat,e fshinte nga djersa dhe e vinte në gjumë.Irida sëmurej shumë më rrallë.Ajo filloi të sillte jo më shqetesime në familje,por vetëm gëzime.Bënte me kënaqësi me të  atin gjimnastikën e mëngjesit,se linte babanë të rrinte për një kohë të gjatë ulur në një vend.Një dite me diell ajo u teshtit tri herë rradhazi,e ëma u tremb dhe kontrolloi për djersë,por u trondit më shumë kur në trupin e Iiridës nuk pa trikon e leshtë.

-Mos u tremb,grua!-I tha I shoqi-Ajo pa nga dielli dhe u tështit-Po trikon kush i’a ka hequr?-Unë kam tri ditë që i’a heq nga ora 900 dhe ja vesh rreth orës 1700 Këto ditë që jam me leje.Edhe asajè sikur i pëlqen.E ema rrinte e mendohej.Irida po mbushte 6 vjetët.Afroi koha e shkollës .

Ajo nuk dallonte me pothuase fare me moshataret e veta-Pse gjithmonë me triko në mish do ta lë unë atë?Dhe aty për aty vendosi që të zbatojë porosinë e mjekëve dhe mendimin e të shoqit e miratoi.Irida duhet trajtuar njëlloj si fëmijët e tjerë.Përse a nuk ma shpëtuan ata vajzën,përse të trembem unë atehere.-Ah macja ime,m’u rrite të paste mami!-Kur Irida shkonte tek gjyshja tërë gaz,gjyshja i fliste-Mos mu bëj me djersë se s’kam këtu triko e do më sëmuresh!Gjyshja gjithmonë mendonte se Irida vazhdonte të mbante triko në mish.Një ditë  Irida vajti me vrap tek shtëpia e gjyshes.Ajo vrapoi shumë se do t’i  jepte gjyshëve lajmin e gëzuar.Babai është dekoruar në punë si punëtor i mirë.Gjyshja u trmeb shumë kur pa Iridën tërë djersë dhe vetëm me kanatjere,ajo kish hequr edhe bluzën.-Gjyshe!-Moj po ç’gjyshe,a je në vehte ti?Do ti tregoj mamit si je bërë,pa le edhe pa triko.Ç’bën kështu moj mbesë?Pak kemi vuajtur ne me ty.-Gjyshe më tha mami sonte do të vini tek ne,ju presim.Babai është dekoruar në punë.Më fal dale të të puth njëhere  se harrova gjyshe!-dhe i hidhet gjyshes së hutuar .Të gëzuar nga lajmi që mori për të birin. Irida e përqafoi dhe largohet me vrap duke e përshëndetur me dorë në kthesë përsëri gjyshen.-Mirëard hè  gjyshe! Gjyshja mend e harroi se kush ishte Irida,por prapë thirri:-Irida…Ira…vishe moj bluzën!Por Ira ishte zhdukur në kthesë.E gjora gjyshe,herë mendonte gëzimin e të birit,here hidhërimin e saj për mbesën gjashtë vjeçare.U ngrys në fytyrë u vesh,mori bastunin e u nis për tek i biri.

Plumbi në kësulë

 

Në fushën e madhe e mbushur me pemë të shumë llojëshme e lule shumëngjyrëshe që e zbukuronin pa masë pamjen madhështore të fshatit.e sikur nuk mjaftonte kjo e panoramën e zbukuronte lumi që kalonte përmes fushës me dredhat e tija të shpeshta.Zogjtë  nisen lehtë të fluturonin gëzueshëm në këtë mëngjes pranveror.Këngët e tyre,zhuzhitjet e insekteve plotësonin kontekstin madhështor mëngjesor.Edhe që po largohej nga rezet e diellit i’a kishte shtuar shkëlqimin natyrës ,zhurma kishte filluar,njerëzit shkonin në punë,kafshët në kullota,fëmijët të veshur bukur e pastër,me çantat e tyre shkonin në shkollë duke u përshëndetur e biseduar .E në këtë bukuri natyrore,e çiltërsi njerëzore,diku pranë që nuk pritej,dëgjohet një krismë e thatë.

Mbahet vesh…qetësi,çështë kjo krismë kaq afër..pritje..Klithmë vajtimi e zgjatur..o…o..Agroni im …oo e mjera unë..ç’më gjeti.O babi qarje me zë të lartë e dënes.Vrapuan menjëherë ata që ishin afër drejtë Agronit që po jepte shpirt i gjakosur.

Me vështirësi Agroni foli-Më vrave kot o Ndrekë..

-Toka ishte e jona ..o birë

-Prandaj..këtë plumb për atë mbaje e përdore,dhe mbylli sytë.

Fisniku duke i shtërnguar kokën në gjoks me denes shikonte fishekun e pistoletës dhe e futi në gji.-po baba…betohem.

Njerëzit në mes  kujës,dhanë e morën,por e kotë,ai kishte mbaruar.Sofijës, së shoqes i kishte rënë të fikët.Djali i mbante të dy në prehër duke i përqafuar me lotë çurkë.Diellin filluan t’a mbulojnë retë .një tufë korba krraunisën duke fluturuar lartë.Shteti bëri punën e tij,e ndoqi dhe e arrestoi Ndrekën.

Vitet kalonin,Fisniku dikur 14 vjeçar tani po rritej.Ai gjithnjë mbante kapele(kësulë).Ajo kësulë ishte e hidhur me kujtimin dhe amanetin e babait.Dikur ai e kishte mbajtur.Ishte një kësulë meshine me një rreth po meshine më të trashë që e rrethonte.Fisniku atë e mbante me shumë kujdes dhe nuk e lëshonte veçëse në shtëpi.kur e hiqte e mbante ose në dorë,ndën  sqetull apo xhepin e mbrëndëshëm.Brënda asajë kapeleje ai mbante fishekun e pistoletës që ja dha para vdekjes babai.Për këtë asnjë nuk e dinte.

Fisniku djalë trup drejtë e bukurosh vazhdonte fakultetin e agronomisë.Ditët dhe vitet kalonin.

Ai ishte student shumë i rregullt.Merrte pjesë në shumë aktivitete jetësore e sidomos në ato sportive.

Në gara të atletikës së fakultetit ai dallohej gjithnjë.

Bënte shpesh stërvitje edhe me ekipin e universitetit Nga dita në ditë ai aty u njoh me Emën,një vajzë simpatike dhe sportiste e mirë.Ata shpesh bënin stërvitje  bashkë.takimet u shpeshtuan,bile edhe në darka.Filluan të shkonin edhe në kinema e teatër së bashku.

Të dy ishin shumë të gëzuar e çdo ditë e forconin miqësinë e shoqërinë.takoheshin çdo ditë,shëtisnin bashkë,kapeshin për dore,përqafoheshin,bile dhe putheshin.Nuk rrinin dot pa njëri tjetrin.Një ditë me takt Ema i thotë:

-Përse mban gjithmonë atë kësulë,ajo është e bukur,por flokët i ke më të bukura.

-Fisniku heshti e pa dashje vështrojë nga varrezat,se afër tyre po kalonin,e nuk u përgjigj.Ajo kërkoi të falur dhe e përqafoi.

Një ditë Fisniku,duke e përqafuar të ëmën i thotë:

-Mama,dhe vështroi me ëmbëlsi-Unë..kam njohur ..një vajzë shumë të mirë..Unë atë e dua më shumë se jetën time.

-Gëzimi i mamasë ishte i paparë.E shtrëngoi fort me krahët e sajë me shumë dashuri dhe derdhi shumë lotë gëimi.

-Sa më gëzove,më rilinde,më gjallërove,më bëre t’a dua jetën më shumë o biri nënës.Këtë ditë që prisja e arrita.Fisniku duke e puthur të ëmën me gjithë shpirtë e falenderonte .Ai se kish parë kurrë kaq të gëzuar prej shumë e shumë vitesh.

-Kur do t’a sjellësh,që t’a puthë nëna yte,atë thëllëzë,që e pastë nëna.

-Së shpejti mama.Edhe ajo mezi pret që të takojë me ty.

-Të do shumë edhe pa të takuar,megjithëse të ka parë.Ditët kalonin.Dhe dita dhe ora e shumë pritur erdhi.Ditë e bukur e qetë,veç cicërimat e zogjëve dëgjoheshin.Aromat e luleve te oborrit te shtëpisë së Fisnikut,ja hoqën emocionet Emës.

E ëma e Fisnikut vrapoi me krahë të hapura drejtë Emës,e mbështolli dhe e pushtoji dhe nuk pushonte duke i uruar mirëseardhjen dhe e puthte pa pushim.

-Oh…ç’lumturi,sa shumë e kam pritur këtë ditë,që është nga më të gëzuarat për mua pas kaq e kaq vitesh.Dhe filloi të lotonte.

Ema e mahnitur nga kjo pritje e shtërngonte dhe e puthte papushim,sikur e kishte nënën e sajë.

Gëzimi s’kishte kufi.Bisedat vazhdonin pambarimisht.Dhe…çasti…erdhi

Mama Sofija pyeti.-Prinderit si i ke moj bijë,a janë mirë me shëndet dhe a punojnë?

Ema me çiltërsi përgjigjet:-Mamaja punon guzhiniere në një restorant,ndërsa babai është i dënuar disa vite më parë.

Sofija:-po të bezdis se kështu jemi ne prindërit

-emrat si i qujanë dhe vështroi Fisnikun e sajë duke buzëqesh

Ema duke e vështruar i thotë:-Mamanë e quajnë Mrika,ndërsa babanë Ndrekë.

Disa vetëtima vape u dukën nga ana e veriut në dritare,Fisniku preku me dorë fishekun në kësulë,u prish në fytyrë shtërngoi dhëmbët e vështroi të ëmën,që ja kishte ngul sytë Emës,dhe e gjithë skena e të shoqit i doli parasysh.U ngrit rrëmbimthi e shkoi në guzhinë e se ç’bënte atje pa e ditur as vetë.Ndërsa Fisniku ishte përkulur e lidhte e zgjidhte këpucët pa vetëdije.

Ema si vajzë e zgjuar kuptoi diçka për këtë ndryshim të menjëhershëm.pa e zgjatur ajo foli:

-Unë u kënaqa dhe u gëzova shumë për këtë takim,që për mua ishte madhështor.por ju kërkoj të falur që  duhet të largohem,se kam një punë të rëndësishme me mamanë time.Fisniku me gjysëm zëri ashtu si ishte i vrarë i tha.-Qëndro dhe pak,se të percjell unë më vonë dhe thirri të ëmën me zë pak të prishur.-mama do iki Ema se ka punë.Mamaja që ishte mbështetur tek xhami i penxheres dhe po vështronte nga varrezat e fshatit u përgjigj si e vrarë.-Erdha birë..dhe e përlotur i drejtohet Emës me zë që i dridhej-Qëndro dhe ca moj bijë,qëndro të hamë drekë bashkë.

-Jo mama,foli edhe Ema si me zë të prishur.

-Më duhet të shkoj patjetër dhe vështroi Fisnikun,me pamje të ndryshuar

-Mirë bijë shko,por..ne e nuk nxori fjalë por qau.Ema vajti e përqafoi i fshiu lotët dhe i tha:

-Do vij shpejtë mos u mërzit

-U nda dhe u përshëndet edhe me Fisnikun,por jo si gjithmonë.

U largua me shumë mendime në kokë,e ngrinte supet Nuk po e gjente dot zgjedhjen e atijë ndryshimi të papritur e të menjëhershëm.

Ecte dhe mendonte nuk e perceptoi as kohën kur arriti në shtëpi.E ëma ishte në punë.Hapi televizorin dhe u shtri në divan.

Telefonoi Fisnikun-pa përgjigje…disa here

Mendja kurrë nuk i shkonte-po kjo…ç’është?Përgjigja në telefon kurrë nuk i kishte munguar.

E kështu në mendime të trazuara,pa zgjidhje e zuri gjumi.

-Në shtëpinë e Fisnikut vazhdonin diskutimet nënë e bir.Ato shkonin në shumë drejtime akoma pa përcaktim.

Sofija..e..ç’vajzë e mirë,e dashur,e bukur,e zgjuar.E pe se si e kuptoi e ç’farë ka ajo.Por… e bija e kujt është e atij që më mbylli jetën .

-O perëndi ç’të bëjë,ç’zgjidhje t’i jap këtij problemi,shihte herë djalin dhe herë fotografinë e të shoqit,në krah të saj qante..

-Mama..mos qaj..unë jam i yti…fishekun këtu  e kam.E kam ruajtur me shumë kujdes,për ditën që do më duhej,sipas amanetit të babait.Por….Ema ..është Em.a.a-.

E vështirë më duket ,po …dera jonë a e pranon këtë tragjedi.Mama e kam dashur shumë,më shumë se jetën time,nuk të gënjej e doja njëlloj me ty.Për mua ajo pas teje ishte gjuithëshka.

Por e bija kujt qenka,atij që unë mbaj prej kaq vitesh fishekun në kapele që mos t’a harroja kurrë.

Ç’të bëj,jam në mes të mrekullisë dhe fatkeqësisë.

Ç’të zgjedh dhe shkoi e përqafoi të ëmën duke e shtërnguar dhe lotët i rridhnin mbi supet e së ëmës.Shtërngonte fishekun.

Nga dritarja rrezet e diellit folën me zogjtë të vegjël të një gardaline që po i ushqente e ëma,ata cicëronin e hapnin gojët.

-bir hidhërimet janë hidhërime dhe duhen kaluar,se për njerëzit janë,megjithëse të dhimbshme e të padëshirueshme.

Por mos harrojmë se jeta ka edhe gëzime,bile edhe shumë të mëdha,jeta i mirëpret ato dhe i pranon,bile edhe mbi hidhërimet se ato i zbusin hidhërimet e fatkeqësitë.ndërsa kujtimet mbesin.Prandaj birë vazhdoje gëzimin që ke nisur,zbute hidhërimin dhe kujtimin.Të mundohemi së bashku,pranë njëri tjetrit do t’a kalojmë.e me siguri do t’a kalojmë,se do kemi pranë lulen me shumë aromë Emën.do gëzohemi me jetën pasardhëse,s’ka gjë që kujtimet të ngelen kujtime sido që janë.

Unë që atë ditë e ndava mendjen jetoj siç kam jetuar.Vetëm për ty ,për jetën dhe lumturinë tënde.Qante e qante Fisnikut duke i u dridhur zëri dhe i mbajtur nga lotët vrapoi duke belbëzuar diçka nga shpirti e pushtoi me krahët e tijë të fuqishëm dhe foli

-E mira mama,e mrekullueshmja ime,o jeta ime,sa e shtrenjtë je për mua,të dua pa masë,e ngashëronte në vajë duke qarë.

-Mos qaj bir,çdo gjë duhet të ecë në rrjedhën e saj.

-Mama!Po a do pranojë Ema qendrimin tim ndaj hasmit tim!babait të sajë?

-Bir…gabimi dhe krimi ishte shumë I madh,por ai atë po e vuan deri në fund.-Megjithëse është gjallë.Fatet dhe momentet në jetë janë të ndryshme.

Ne tani e kemi pranuar fatin tonë.Dhe mendoje se kjo mpleksje u bë me fuqinë e të madhes Perëndi për të zbutur dhimbjen tonë.

Prandaj të lutem mami mere në telefon Emën e mirë,thëllëzën,trëndafilin e nënës me shumë aromë,megjithëse ka lindur nga gjëmbi.

-Mirë o e madhja mamaja ime.Por fisheku(plumbin)do t’ja dhuroj asaj,për t’a mbajtur si kujtim të faljes së gjakut që desh Perëndija me zgjidhjen që dha.

-Alo…Ema…nëna ime mezi të pret,edhe unë,bile kam një dhuratë të madhe për ty.

-Faleminderit foli Ema gjithë gëzim,erdha..erdha dhe u nis.Duke nxituar,ajo arriti shumë shpejt në shtëpinë e Fisnikut ku e priti me krahë hapur nëna e Fisnikut.Ata u mblodhën të tre të perqafuar dhe faqet dhe supet u lagën nga lotët e gëzimit.

Dielli po perëndonte dhe nga dritarja dukej si një glob i artë dhe ndriçonte gjithë soxhornon ku ata të tre vazhduan për një kohë të gjatë përqafimin.

Më në fund Fisniku hoqi kapelen(kësulen) dhe shqepi dhe nxorri nga ajo plumbin dhe ja dha Emës.

Kjo ka qenë këtu e ruajtur për babain tënd,se ai vrau babain tim.Ema e tronditur nga kjo e papritur,mori plumbin në dorë e i ra të fikët.Nënë Sofija u tremb shumë,e morën të dy e vendosën në krevat,e freskuan dhe e sollën në vete.Ajo mori fishekun e futi në çantë për t’a ruajtur si kujtim të lidhjes së tyre se kështu donte edhe Fisniku.I përqafoi të dy shumë e i puthte dhe tani e kuptoi ndryshimin që pat ndodhur tek ata para dite kur u tha emrin e babait.

I ç’faqësoi  dhe tha marr pjesë në fatkeqësinë tuaj,se edhe unë tani jam e kësaj familje.Ju dua shumë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Zgjimi i dashurisë së pa shprehur

Dallandyshet filluan tyë vinin dhe cicërinin të grupuara nëpër telat që zjgateshin të lidhura nëpër  shtyllat elektrike.Ata vështronin se ku do t’i ngrenin foletë.Bashkë me to,edhe flladi i lehtë pranveror sapo kishte dhënë sinjalin e ardhjes.Ai përqafonte dhe përkëdhelte gjithëshka.Sythet e reja të bimëve,pemëve e përshëndesnin këtë fllad që nga mëngjesi dhe e         ndënë rrezet e diellit pranveror.Edhe bari nëpër lëndina e luadhe filloi të gurgullonte lehtë ndënë koren e tokës duke nxjerrë filizat e tij.Sa bukur natyra po shpërthente ngjyrën e saj.Lëvizje të gjalla,buzëqeshjet ishin më të çelura,bisedat më të gëzuara dhe optimiste,shpresë kudo.

Filluan këngët me zë të ëmbël bilbilat nëpër pemë,thërrisnin njëri tjetrin.Me zë shumërrokëshe dallandyshet e ëmbla cicëronin.Shkëlqente gjithëshka,filluan kënaqësitë,dashuritë,përqafimet e natyrës mahnitëse pranverore.Dhe hëna, dielli,yjet dukeshin më të gëzuara,zgjim kudo.Kënaqeshin dallandyshet krah harkore me këngët melodioze të bilbilave në pemët buzë lumit afër shtëpive të bukura dhe të reja.Edhe bilbilat dëgjonin cicërimat e dashurise të çifteve dallandyshore.Ata edhe duke punuar për foletë cicëronin për dashurinë Bilbilat i kishin ngritur më parë foletë e tyre në pemët e sapo çelura.

Foletë dalëngadalë u mbushën me vezët e tyre që kujdesishin si prind me rradhë duke i ngrohur.Filluan në të dy foletë cicërimat njomështake të vogëlushëve pushverdhë.Ushqeheshin nga prinderit duke cicëruar e sqep hapur.

Por një bilbilak njomështak kishte rënë nga foleja në pemën afër folesë së dallandysheve.U dëmtua pak e dhimbshëm cicëronte.Dallandyshet dhe prindërit e vunë re,por nuk e ngrinin dot.Prindërit dhe dallandyshet humanë e ushqenin me kënaqësi .Fatkeqi bilbilak tani nga fatkeq u kthye ne fatmirë se për të tani kujdeshin dy palë prindër.Ai rritej me shpejtësi.Pushi i verdhë ra dhe ndryshoi ngjyrë,dalëngadalë edhe puplat filluan t’i dalin e të bëhej kuqerrem bukurosh.Tani ecte e shkonte pranë folesë së dallandysheve dhe i vështronte nga poshtë.

Tani ai me vëmendje dhe kënaqësi dëgjonte cicërimat shumë rrokëshe e lozanjare të një dallandyshe shoqe,që edhe ajo tani nuk ishte më pushverdhë,por kishte marrë ngjyrën e errët me gushë pak të bardhë e mbi sqep pak të kuqe.Ishte shumë e bukur dhe lozanjare.Ishte koha kur të dy palet e zogjve të vegjël të përplasnin e të lëviznin krahët për t’u bërë gati për fluturim.Edhe bilbilaku i vogël filloi të këndoi si njomshtak.Pa dashur me dallandyshaqen shpesh bënin edhe dyetin ndofta jo shumë të mirë,po të dyve u pëlqente.Mrekulli provuan fluturimin e parë menjëherë pranë njëri tjetrit.Prindërit i ndiqnin për t’i ndihmuar.Por ata fluturuan pranë njëri tjetrit shumë bukur.Këtë ata e përsërisnin shpesh dhe kënaqeshin në ajrin e pastër dhe hapësirën e pafund dhe qëndruan për çudi të të gjithëve pranë njëri tjetrit e këndonin këngët e tyre edhe sëbashku.U afruan ,pamvarësisht nga ndryshimi si vëlla e motër e ndofta edhe më shumë.

Eh..eh retë filluan ,edhe bubullimat para vjeshtake .Vjeshta e verdhë e trullosur..e mërgimit duke i ndarë nga njëri tjetri që ishin aq miq e më shumë pa i shprehur ndjenjat e mbrëndëshme njeri tjetrit;E ndau këtë ndodhi të mrekullueshme të pa ndodhur më parë.

Vuajtën në mërgim.Kërkuan njëri tjetrin në qiell duke ecur nëpër yje,por më kot.Ju drejtua hënës,diellit,planeteve etj. Por asgjë.Ju lutën erës së Veriut,ajo me ftohtësi i ngriu kërkesat e tyre.Ju lutën erës së Jugut,ajo me furinë e sajë i coptoi dëshirat e tyre.

Edhe era e malit nuk mundi t’i plotësonte pasjonin e tyre

Dallgët e detit i fundosën qëllimin e tyre dhe u desh flladi pranveror që ishte i vonuar për t’a dërguar dëshirën e tyre fisnike pranë njëri tjetrit.Gëzim pati ,po pak i vrarë.Koha pa asnjë kontakt,ku frymëmarrjet kishin munguar,buzëqeshjet nuk ishin dukur,përqafimet dhe gëzimet ishin të panjohura,e kështu edhe qielli sikur kishe ndryshuar.Kishte ardhë pranvera përsëri por jo si ajo e dikurshmja.Edhe vellon që kishte hedhur kjo pranverë ,jo si shkëlqimi i dikurshëm,edhe flladi i ëmbël dhe i lehtë pranveror nuk e kishte më atë freski përkëdhelëse megjithëse gjethet dhe petalet mundohej  t’i përkëdhelte.

Ata ishin vesuar nga vesa e mëngjesit që i kishte ngjitur me pluhur e ato ishin pak të rënduara.

Rrezet e diellit i kthyen deri diku në formën e më parëshme.Po prap nga vesa,ata lotonin.Lotët e tyre dikur ishin brilant e ngjanin si margaritar,ndërsa tani binin në tokë e bëheshin baltë.

Kjo baltë kishte dhe ujin e pastër por me pakicë,dhe i dëshpëruar se ishte në baltë.

Buzëqeshja pranverore ishte por jo si borzilok i posa çelur,po si një borzilok akoma i pa përfunduar e pa aromë.

Bilbili si i plagosur e gjeti dallandyshaqen aq shumë dikur të kërkuar.Ajo ishte plotë shend e verë dhe shumë e gjallë,cicëroje shumë bukur se ishte rritur nga takimi i shokut dhe mikut të hershëm bilbil.Edhe ai këndoi por zëri i tij,sado që hiqej i gëzuar nuk ishte ai i pari si në pranverën e dikurshme.

Në tingujt e këngës së tyre kishte nota vjeshte e dimri.Ky pra ishte dhe zgjimi i takimit të dyve ku ishte ruajtur në shpirt si kujtim dashuria e pa shprehur.Kjo solli dhe fruta të pashijshme dhe të këputura para kohe nga natyra.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.