Tregim
Zgalemi
“A ka raste kur njerëzit të duan,të urrejnë,e pa ty nuk bëjnë dot”
Ka shumë njerëz që lakmojnë shumë pushtet.Duhet të dijmë,se ata shpesh nuk dijnë rrugën nga duhet të shkojnë.Ata nuk dijnë rrugën,e nuk mund të ecin pa patur udhërrëfyes,e mbështetës elokuent e finok. Këta njerëz nuk lindin luanë,po finokët që kanë pranë i trajtojnë e i përkëdhelin si luanë.dhe nga gojët dhe përkëdheljet e tyre,ata edhe po nuk janë bëhen arrogant,ndryshojnë karakterin e shpesh shohin më shumë anëne errët.
Natyra njerëzore nga këto finokë shpesh bëhet e verbër dhe deri e çmendur,kur është ndënë shtysën e pasjonit që dhe ia kanë stimuluar.
Se ndofta ai ka qenë hekur vetë,po i zbutur nga zjarri,e natyrisht koha që hiqet nga zjarri mund të bëhet prap ndofta më i fortë seç ka qenë .
Prandaj edhe drejtësia edhe modestia duhet të jenë virtytet e një drejtuesi të cilat mund të plotësohen edhe nga personat që e rrethojnë.Ai përveç tiparit të mençurisë dhe të madhështisë së mendjes së tijë duhet të jetë dhe fisnik dhe human,zemërgjërë e masovik.Drejtuesi natyrisht drejton vendin edhe në situata kaotike,me probleme nga më të ndryshmet,ndofta edhe me çrregullime të brëndëshme e të jashtme njerëzore,me agravime të rrezikshme që kërkojnë mprehtësi e mençuri.
Ai nuk duhet të bëjë zgjidhjen si siç dëshiron Zgalemi,sepse Zgalemi është zog i furtunës dhe kërkon të mbretërojë e mbretëron vetëm në fortune e rrebeshe të egra.Ku….Era e furishme rrëmbente çdo gjë përpara dhe i përplaste tutje retë rrëmbyeshëm i grumbullonte në fund të horizontit trumba,trumba.
Midis reve të qiellit,vetëtimat shkrepnin zjarr pa nderprerje.Tutje zhurmonin egër bubullimat .Shiu kokërr madh breshëror i anuar binte rrëmbyeshëm.Gjethet fluturonin në një drejtim e shumë prej tyre ishin të çpuara dhe të grisura nga rrebeshi breshëror.
Shumë xhama pallatesh buzë detit thyheshin.
Shumë shpend binin të plagosur ose të vrarë.
Gjallesat nxitonin për të gjetur vend për t’u strukur .Njerëzit u mbyllën nëpër shtëpitë e tyre të trembur.Dëgjoheshin të qarat e fëminëve të frikësuar,dallgët e detit të tërbuara u ngritën shumë lartë.
E në këtë situatë shihet vetëm Zgalemi duke fluturuar kryelartë në mes të dallgëve dhe reve.
Ai fluturonte në mes të furtunës.Prekte me krahë dallgët e ngrihej deri lartë tek retë.
Ai ishte kryelartë e dukej sikur bërtiste.
-Jam mbret më shikoni.
Dhe sikur gëzohej që i shihte të gjithë poshtë vehtes të strukur dhe të frikësuar.
Dhe sikur kërkonin shpëtimin nga ai.
-Ai sikur u thonte:
-Të gjithëve ju dua,po ama kështu siç ju shoh tani
-Mendonte-Ata duhet të më njohin se kush jam!
-Bëj ç’të dua e si dua,mirë apo keq unë vendos.
Kur disa albatros e pulëbardha deshën t’a ndiqnin,ata përfunduan ndënë dallgë,apo u përplasën diku e ranë në tokë.
Jeta shpesh shqetësohet nga tragjedi të tilla të rrezikshme që nga kushdo duhet vetëpërmbajtje.Dhe në këto situata,kur mizoritë janë të mëdha zbërthehet më mirë karakteri i drejtuesve,mençurija e tyre në shërbim të njerëzimit.Mençurija,shkathtësia,e mirësija e tyre nuk duhet t’i afrohet asaj që mund të mendonte Zgalemi-“Ashtu ju dua ,siç u shoh tani,të strukur dhe të frikësuar”.
Mirë a keq:Unë vendos.Në punën e tyre,drejtuesve nuk duhet t’i shihen vetëm detajet e fjalëve që shpesh janë edhe të përkryera,po duhet t’i shihen edhe shenjat e tiparet e fytyrës që shprehin karakterin,personalitetin dhe treguesit e shpirtit njerëzor.E këto portretizojnë qartë personin për veprat e tijë në shërbim të komunitetit që drejton.
Ai me zgjuarsinë e tijë,zmadhohet më shumë kur i propozon kundërshtarit të tijë politik edhe për të ndarë pushtetin me ndershmëri e pastërti.Ka raste që edhe humb pushtetin,ai me suitën e tijë nuk duhet të bëhet pengesë për mbarëvajtjen e jetës së komunitetit,po të jetë një ndihmues dinjitoz për një jetesë sa më të begatë e të mirë të vendit të tijë.Lum ata drejtues që i plotësojnë këto kërkesa.Ata ngelen në zemrat e atyre që drejtojnë.Ata bëhen të pavdekshëm në historinë e një kombi!Por……shpesh sukseset i bëjnë njerëzit arrogant,i ndryshojnë karakterin,i bëjnë mëndjemëdhenjë,shohin më shumë të padrejtën se të drejtën,pra u errësohen edhe sytë.Shohin shumë lart e duan të veprojnë e t’i ngjajnë Çezarit apo Mark Antonyt që donin me mizoritë e tyre të bëheshin njerëzit më të mëdhenjtë në botë.
Nuk duhet që si ata në kohën e vetë,të vinin në lëvizje makinacjonet ,për të rritur lakminë,ushqenin zilinë dhe futeshin në garën e epshët të madhështisë.Emri i tyre ngeli,po nga historija e tyre ngeli bashkë me përçmimin për to.
Ndërsa nga hisoria e vjetër ,sa kemi lexuar emri i gjeneralit të madh Grek Seratuç njihet më pak por ngelet më i madh e human që edhe kundërshtarët që i mundi,i propozoi të ndante pushtetin në mënyrë të drejtë.
Kështu duhen drejtuesit që të digjen për vehte si qiriu,për t’i dhënë dritë të tjerëve,dhe jo të marrin dritë nga qiriu popull për vehten e famën e tyre.