16.4 C
Tiranë
E enjte, 4 Qershor 2026

Asllan Miftari

PO TË PRES ME MALL…

Ku je ngjitur dashuri…
A në qiell ke hypur shpirti im
Zbrit moj ti shoh ato sy të zi
Në këtë mot të acartë…
Kësaj bote të ngrirë ti japim pak ngrohtësi !
Ka ditë, muaj, ndoshta dhe vite pa mbarim
Po të pres me mall e pa durim
Ku ke humbur dashuri….
Aman eja shpirti im..!
Se ti do të zbresësh një ditë
E do të nisesh në rrugë veriu
Eja shpresa ime
Zemra më digjet si qiriu !
Ti do të vish në rrugë veriu
Dhe nëse është ftohtë e bën acar
Dashuria s’ njeh ngricë e ftohje
Trup e ndjenjë i ndez në zjarr !
Ti do të vish tek mua
Dhe se rruga është e gjatë
Dashuria kurrë nuk ndjen lodhje
E gjithmonë do të bëj uratë !
Unë gjithmonë do të bëj uratë
Se ti ndjenjat na i ndez zjarr
Ti na sjell vitet e bukura të rinisë
Kur dashuronim si të marrë !
Ti do të nisesh drejt meje
Dhe unë s’ do të nguroj të pres
Ëndërrën e madhe që kisha për ty
Asnjëherë s’ do ta lë të vdes !
Ëndërrën e bukur e plot mall
Që ëndërroja gjithmonë për ty
Nuk do e lë të fluturoj diku gjetkë
Por do ta ngul thellë në gji !
Do ta ngul thellë në gji
Dhe nëse zemrën ma pushton
Me dhimbje ndoshta do të mbaj
Se ajo për ty rrënkon…!
Për ty rrënkon zemra
Por dhe trupi mbarë
Dashuria është ndjenjë
Nuk është lule e tharë !
Dashuria s’ është lule e tharë
Por as gënjeshtër e hipokrizi
Dashuria është lule e mbirë në shpirt
Që duhet ta vadisë çdo njeri !
Çdo njeri duhet ta vadisë
E ajo të mos thahet kurrë
Që heret në lashtësi ..
Asaj lavde i kanë thurë…!
Deri dje më thurje vargje
E më thoje jetoj për ty
Vallë ku u tretën fjalët
Ndjenjë e zemër më digjen si qiri !
Ka ditë që po të pres
E ndoshta vite pa mbarim
Më the për ty jetoj
Ku u tret i gjithë ai premtim…!
Ti do të vish tek unë e dashur
E unë me padurim do të pres
Por do ti vemë një pikë mbi “I”
Që ajo të mos tretet si e pranverës vesë !
Ajo mos të tretet
Kurrë si e pranverës vesë
Ajo të rrojë gjithmonë në ndjenjë
E kurrë në zemër të mos vdes !
Ajo kurrë në zemër të mos vdes
E të rrojë në pavdekësi
Mos na zhgënje moj e bekuar e Perendisë
Botës ti përcjellim paqe e mirësi..!

.”””””””””””””””””””””””””””””””

MIQËVE TË MI POETË…
Plot vargje në letër kam hedhur
Per dashurinë, fëmijët, nxënësit, mësuesit,
Për këngëtarët, artistët e mbarë njerëzinë
Për vendlindjen, natyrën, nënën e babanë
Vargje pa fund për ju miq të bekuar,
Që si Ju, të rrallë në këtë botë janë !
Por mbrëmë në mesnatë vonë
Një detyrim më kërkoj shpirti im
Për miqtë e mi poetë
Të bëj ca vargje dedikim !
Për ju miq poetë
Të lënë pak menjanë
Për dhimbjet e shpirtit tuaj
Që asnjëherë të pakta s’janë !
Unë i di të gjitha miq poetë
Dhe netët tuaja pa gjumë
Di vuajtjet e shpirtit të poetit
Që kërkon të shërojë plagë të thella
E të derdh shpresë në vargje si lumë !
Unë i di të gjitha miq poetë
Ju përpiqeni botën të largoni nga skëterra
E të shkruani për paqe e mirësi
Njerëzimin të largoni nga flaka e urrejtjes
E me vargun tuaj të bëni mrekulli !
Unë i di të gjitha miq poetë
Esencën e vargut tuaj plot çiltërsi
Njoh adrenalinën e butësinë e vargut tuaj
Që sjell paqe në çdo shtëpi !
Vargu juaj miq, largon furtuna e stuhi
Në zemrat e njerëzimit sjell pranverë
Sjell cicërrimat e bukura të zogjëve
E këngët e bukura të bylbylëve si perherë !
Unë njoh thirrjen e vargut tuaj
Kushtrimin e jehonën e tij
Që këtë botë të lodhur e të trazuar
Ta kthejë të lumtur e në begati !
Unë njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tuaj
Siç njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tim
Njoh vështirësinë e vargut tuaj të derdhur
Nëse dikush nesër do t’i bëjë, mirë a keq – gjykim !
Unë njoh thirrjet e vargut tuaj
Hënës i kërkon në mjergull, të lëshojë dritë
Unë njoh thirrjet e vargut tuaj,
Diellit i lutet natën ta bëjë ditë !
Unë njoh britmën e vargut tuaj
Qiellit i kërkon të lëshoj lot gëzimi
Njoh thirrjen e vargut tuaj
Asnjëherë mos të na mund hidhërimi !

Unë e njoh çiltërsinë e vargut tuaj

E njoh dhe në mbrendësi

Unë njoh thirrjet e fuqishme të vargut poetit

Që botës e njerëzimit anë e mbanë

I përcjell paqe e dashuri !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.