7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Asllan Miftari

NDJEVA LOT NË SHPIRTIN TIM…!

Sot ndryshe do të shkruajë, pena ime ,
Një varg ndryshe, nga të tjera herë ,
I përlotur mes shkronjash e tastierë ,
Për ju shpirt vrasës që përlotët botën !
Ju që gatuat punishteve të mortit helm e vrerë !
Për ju, që këtë botë ndryshuat,
I vodhët të bukurën stinë : Pranverë,
Ju që njerëzimit fytyrën i tjetërsuat,
Ju që njeriut i shëndruat pamjen si asnjëherë !
Shkruaj për ju, o shpirt katranë,
Me zemra ngjyrosur nga e kuqja në zi,
Ju që ndatë vëlla me vëllanë,
Ju që i shteruat fëmijës, qumështin në gji !
Ju që ndatë motër nga motër ,
Ju që shuat gëzim e muzikë ,
Ju që derdhët lot në çdo votër ,
Ju që u mbollët zemrave, tmerr e frikë !
Ju asgjë nuk ju lidhi me humanizmin,
Botën njerëzore e grisët copë … copë ,
Ju që vrisni shpirtëra të pafajshëm,
Mbi këtë tokë lëshuat vuajtje e lot !
Ju që kërkoni shpirtërat tanë në buzë varr ,
Ju që lypni e vallëzoni mbi mortajën tuaj ,
Është një Zot, që ju thotë : NDAL !
Herët a vonë, shpirti juaj do ta vuaj !
Ju vrasës shpirtërash ! Ju banditë barbarë ,
Ju që ëndrrërrat tona doni t’ i prisni në mes ,
Ju që këputni jetë në lotë patharë ,
Nuk do triumfoni mbi gjëmën “sukses”!
Ju që doni të prisni në mes vitet e mia ,
Ndal ! – Do t’ ju thonë nga Lart ,
Jeta është lule e shenjtë ,
E mbjell dhe e këput, vetëm Perendia !
Ne betejën do ta fitojmë !
Do ta fitojmë për mrekulli ,
Ju do të mbeteni, “vrasës” në shpirt ,
Vampirës të shekullit, gjakpirës në histori !
I nxirë emri dhe vepra juaj ,
Do të mbeten në këtë tokë ,
Ju që bëtë një glob të vuaj ,
Ju që bëtë shpirtin tim të derdh lot !
Ju do të mbeteni të nxirë në histori !
Do t’ ju mbulojë mortje, lot e zi !
Të mallkuar do të ikni nga kjo e bekuar tokë !
Qetësi e paqe, nuk do të gjeni as në të përtejmen botë !
.
Ju pershndes e mbare u shkofte java e muaj te nderuar miq !
Ruajuni nga kjo gjeme vrastare, qe po merr jete te pafajshme e po perlote boten mbare !
Ndjese per vargjet e perlotura, por me tronditet shpirti kur degjoj e perjetoj lajme te renda…!
Vertete gjeme vrastare !

Copyright@Asllan Miftari

Tirana – Albania

“””””””””””””””””””””

TË DASHURËS SIME…

Që i vogël

Fare në vegjëli

Unë për ty gjithmonë

Kam patur dashuri

Dhe tani që jam rritur

Unë të përqafoj

Dhe ti më përqafon

Nga vetja jote

Asnjëherë s’ më largon

Duket sikur ti

Më ke bërë magji

Që unë mos të largohem

Kurrë nga ti

Për bukurinë tënde

Zemra më gufon

Natë e ditë lotë gëzimi

Syri më lëshon

Të gjithë le të kalojnë

Dhe të na shikojnë

Se ç’ bëjmë ne të dy

Për të famëshmen dashuri

Nuk ndjehem

Aspak i turpëruar

Por gjithmonë

I lumturuar

Nuk është fare çudi

Nuk mund të rri

Larg teje

Kurrë në vetmi

Dhe kufij kur kaloj

Për bukurinë tënde

Natë e ditë mendoj

Në asnjë vend

I qetë s’ mund të rri

Mendjen e kam

Gjithmonë tek ti

Me fustanellë prej ari

Ti gjithmonë e re

Dhe pse unë me flokë gri

Gjithë bota na kanë zili

Ti emrin e shqiponjës ke

Krahë hapur fluturon

Mua asnjëherë

Nuk më harron

Kur disa të thonë

Ç’ janë këto vargje si në ëndërr ?

Ç’ është kjo e ç’ mendur dashuri ?

Unë me zë të fuqishëm

Do ju them…!

Sheeeeeeeet……!

Mos u bëni xhelozë ! – Xhelozistë !

Është nëna jonë

E bukura

ShQIPËRI

“””””””””””””””

“Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël sa e d’lirë….”
GJUHË E NËNËS
I vetmuar nga lodhja e detit, mbrëmjes po ecja në trotuar
Siç ecën herë – herë njeriu, e në heshtje diçka mediton
Një çift ngjitur meje, jo dhe i ri në moshë
Tek i flisnin foshnjës së tyre, shpirtin më tundon !
Të dy tanët ishin, e për pushim vinin nga një vend matanë
Përkrah tyre ecte dhe nëna, e foshnjës i fliste gjuhën mëmë
Siç flet ëmbël nëna..! – Eja biro thoshte, të ka nëna xhan
Në çast..i trishtë mbeta, tek belbëzonte ndryshe çifti
“Hey ! – Come here our little son “!
Nuk i besova vetes, i ndoqa dhe ca hapa pas
Në se më tradhëtoj dëgjimi, apo ishte rast
Të tre flisnin ecjes, e gjuhë e nënës veçonte
Ah kur fliste nëna, sikur bota po ndyshonte !
Sa më pëlqeu gjuhë e nënës, shpirtin më ledhatoj
Sa ëmbël i fliste vogëlushit, plot mall e dashuri
Ah thashë, s’ ka si gjuhë e nënës, e vendi ku jetoj
Sikur errësira mori udhë, e dielli lëshoj rrezen e tij !

.

Copyright@AsllanMiftari

20 Gusht 2021

Durrës – Albania

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.