7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Asllan Miftari

Ju pershendes mikesha e miq te nderuar !
Krahas falenderimeve tuaja, nje falenderim te madh dua te percjell sot per mikun tone te çmuar, kompozitorin, artistin madh e Prof.e shquar z. Daut Musliu, per kompozimin e shendrimin e poezise sime “PO TE PRES ME MALL”, ne kenge !
Ky eshte nje tjeter vleresim nga ky mik e artist i madh, te cilit i jam mirenjohes pergjithmone !
Keto vleresime jane inkurajim e shtyse e forte per mua e penen time !
I respektuari, mbetet i respektuar !
Te tille shpirt keni ju artist !
Paç shendet e respekte pa fund per ju !
Suksese ne punen tuaj fisnike, per nxjerrjen ne pah te vlerave njerezore.
Ju falenderoj FB për kujtesën !
TË RËNIT PËR LIRI E PAQE
Për pak shpresë edhe dije
Për pak dritë unë luftova
Për t’ i thënë jo errësirës
Jetën time e flijova !
Nëse varrin më kërkoni
Buzë lumit më gjurmoni
Mbuluar me gurë edhe shkrepa..
Rrënjë një ferre ngadalë gërmoni !
E nëse varrin dot s’ më gjeni
Qyqeve të malit ju u thoni
Dhe të gjymtuar po më gjetët
Një pikë loti mos e lëshoni !
Nëse me qyqet ju këndoni
Thuajuni me lot mos vajtoni
Për ti thënë jo errësirës
Flijoi shpirtin ai u thoni !
Nëse qyqet nuk pushojnë
Thuajuni me lot mos vajtoni
Për liri e paqe u gjymtua
Tani lotët i pushoni !
.
Copyright@Asllan Miftari
10 shtator 2018
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.