7.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Asllan Miftari

VJESHTË E PËRLOTUR……(…4)
Përsëri e ftohtë ështe bota e ngrin “acar”
Janë sosur durimet e nuk ndalen fluturimet…
Përmbi hapësirë qiellore…,vërshojnë pëllumbët lajmëtarë !
– ZOTIN duan të takojnë !
T’ i përulen në gjunjë…
E me rrjedhë loti t’ i thonë :
– I MADHI i gjithësisë..!
Në tokë janë shkelur të drejtat e njerëzisë !
Atje botës i kanë vënë flakë
Ujërat i kanë nxjerrë nga të vetët shtratë !
Atje e shtrembura ka marrë Dhenë
E liderët e saj….vetëm “flenë..flenë ..flenë..”!
– I MADHI i gjithësisë..!
Atje është rritur niveli i ligësisë
Atje dhunohen të mitur fëmijë
Atje vriten nëna me foshnje në gji !
Atje ka vetëm dhunë…dhunë…dhunë…
Paqja është prangosur me zinxhirë
E lotët rrjedhin lumë…lumë…lumë..!
Atje fjalës së lirë i kanë vënë fre
Urrejtja është lëshuar mbi Dhe !
Ngado u endëm nëpër botë
Pamë vetëm lot…lot…lot..!
– I MADHI i gjithësisë !
Atje fundi i duhet vënë padrejtësisë
E liderët t’ i përulen ligjshmërisë !
– I MADHI i gjithësisë !
Njerëzia ëshë me sy nga JU
E kërkon dorën TUAJ të drejtësisisë !
– Lutemi dhunës vini fre
– Lutemi lëshoni Dashuri e Paqe mbi Dhe !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.