“Përkushtim mikeshës sonë artiste – poete….”!
TI JE E RRALLË
Dy vargje do të shkruaj
Për ty poete – artiste e madhe
Që me fisnikërinë tuaj
Përcjell vlera kombëtare !
Kur zëri yt brilant
Ushton në Radio Lyra
Lot gëzimi derdh
Qielli e natyra !
Me bukurinë e zërit tënd
Këndohet e hidhet valle
Me oshtimën e zërit tënd
Krenohet dhe “Jehona Shqiptare” !
Kur mban mikrofonin
Gjer orëve të vona
Peshë ngre dhe diasporën
Jo vetëm zemrat tona !
Krahas zërit tënd
Ushton kënga e çiftelia
Këngët më të bukura
Nga veriu e labëria !
Vargjet e poetëve
Kur i kthen në këngë
Na jep shpresë e kurajo
Largon mërzitje e brengë !
Me ty krenohen
Dëgjuesit e poetët
Kur ti interpreton vargjet
Shuhen dhe tërmetet !
Tërmet është jehona
Fuqia e zërit tuaj
Por dhe çiltërsia
Që mbart shpirti juaj !
Me kënaqësi të përcjellim
Gjer orëve të vona
S’ pushojnë mesazhe urimi
Nga mbarë trojet tona !
Me zërin tënd brilant
Promovon vlerat e poetit
Zëri yt i rrufeshëm
Të shkund si dallgët e detit !
Kulluar rrjedh zëri yt
Si uji kur shkrin dëbora
Me ty krenohemi
Ne dhe diaspora !
Ti je artiste e lindur
E rrallë në trojet tona
Ty Zoti të bekoftë
Artiste Anila Kodra !
.
E ndjeu obligim pena të shkruaj këto vargje të thjeshta në shenjë mirënjohje artiste – poete, sepse ju vërtetë meritoni !
Ju gëzoni një respekt të veçantë, jo vetëm nga unë, por nga të gjithë miqtë tanë poetë e jo poetë, pasi promovoni vlerat tona me forcën e intelektin e shpirtit tuaj fisnik, në skenat e radiot më prestigjoze, siç është ajo e Radio Lyrës, Jehona Shqiptare e më gjërë !
Prandaj me respektin, sinqeritetin dhe çiltërsinë më të madhe shpirtërore ju përshëndes dhe ju uroj suksese në rrugën tuaj tashmë të ndritur, atë të letërsisë dhe të artit në përgjithësi, artiste e poete e vlerave të mëdha Anila Kodra !
Copyright@Asllan Miftari
30 Nëntor 2021