14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Asllan Miftari

Nuk mund të lë pa shkruar dy fjalë të thjeshta për mikun tonë, artist, këngëtar, kompozitor e Prof.i shquar z. Daut Musliu , i cili me vullnetin, fisnikërinë, zgjuarsinë, intelektin e respektin e madh që tregon ndaj sejcilit prej nesh, duke kthyer e kompozuar vargjet në këngë, i jep vargut jehonë, jetë e vlerë akoma më shumë, vlerë që nuk tjetërsohet e humbet asnjëherë ! Vlerë që nëpërmjet muzikës, melodisë e zërit të bukur të këngëtarit, mbetet një thesar i pa çmuar ndër breza…!

– Profesor, artist dhe kopozitor i shquar z. Daut Musliu vjen para dashamirësve dhe simpatizantëve, me një gamë të pazakontë duke thyer rekordet gjysëmshekullore në kontributin e tij muzikor.
– Vepër dhe emër :
– Prof. Daut Musliu lindi me këngën. I apasionuar që në moshë të vogël, premtonte për një të ardhme të ndritur në fushën e artit, në lëmin muzikor. Me vullnet, dëshirë dhe këmbëngulje, si njeri i palodhur, hodhi i sigurt hapat për të perfeksionuar talentin e tij si kompozitor. U rrit nën një qiell të pastër, punoi me zell e dashuri për muzikën, ku shquhej për një zë të ëmbël dhe melodioz. Çelësi që i dha sukses si artist, ishte bashkëpunimi me poetë të talentuar. Vargjet e tyre i përjetësoi në melodi, i ktheu në sonata të vërteta.
Pentagrami i’ u bë lëndinë e notave, lëndinë ku gërshetoheshin harmonishëm vargjet, melodia, tingujt dhe përfundonin në një kompozim këngësh.
Duke u nisur nga fakti se poezia është dhe mbetet Mbretëresha e Artit, e mëndjes, zemrës, ndjenjës, emocionit, i ktheu ato në këngë, i përpunoi me mjeshtëri, u dha ngjyra fjalëve, vargjeve, u dha forcë shpirtërore.
Zoti DAUT MUSLIU, është mjeshtër i madh jo vetëm si kompozitor, por edhe si një njeri që di të përcjellë mes melodish e notash, mesazhet duke lënë një drithërimë shpirtërore tek dëgjuesit. Shpesh kthen kokën prapa, pyet veten dhe sheh ëndërrat fëminore që udhëtuan mes malesh, lulesh, valësh, mes turma njerëzish.
Këtu e ka zanafillën kariera e tij që u kurorëzua me sukses në vitin 1996 me librin e parë :”Notat vallëzojnë !”.
Ecuria kishte vazhdimësi, sepse kompozitori ishte i dashuruar tashmë me artin. Botimi i librit “Vallja e notave ” e bëri akoma më të njohur emrin dhe veprën e tij. Në kompozim falte dhe fal shpirtin, shpreh të vërtetën, i këndon tematikave të larmishme .
Një këngë me shumë, një dhuratë e Zotit, mendonte shpesh herë .
Veçohet për talentin e tij të rrallë si artist, patriot, atdhetar i flaktë dhe këto konkretizohen në veprat e më poshtme :
“Libri i dashur”, “Këngë për fëmijë”,
“Alfabeti në muzikë ” etj .
Një kryevepër tjetër është “Notat Lazdrake në ëndërr e shpresë. “Përfundoi me sukses librin e tetë “Këngë autoktone” ku arrin rekordin me 2000 këngë. Skenat e festivaleve ushtojnë nga zërat fëminore ku këngët MUSLIU, përhapin jehonën nga Gostivari e përtej kufijve.
Kompozitori nuk e mbyll aktivitetin e tij këtu. Ai ka lënë hapur portën e zemrës që të hyjnë lirshëm vargjet e poetëve që preferojnë pentagramin e tij .
Binomi: notë e varg, mbetet nismë dhe vazhdimësi për të afruar dashamirësit e zemrës së tij që mbetet model i sfidës për të arritur akoma më lart, më larg në monopatet pa fund të tingujve, zërave, interpretuesve.
Zoti MUSLU, nuk kompozoi dhe kompozon per famë, as emër, por e shkriu dhe shkrin talentin me madhështinë e shpirtit ku denjësisht shkruhet emri :
HUMANIZËM !
Duke u dhënë këngëve shpirt, jetë ,forcë, thellësi, Zoti MUSLIU mbetet një yll pentagrami, një simbol dhe shembull i pashoq. I ngjiti me kurajo shkallët një nga një, dhe la gjurmë ku mbajnë vulën dhe emrin e tij.
Dëshira dhe urimi im për të është dhe do jetë :
– Na e bëre jetën muzikë dhe muzikën JETË !
– Kështu do mbeteni i pavdekshëm me vargjet tona dhe meloditë e shpirtit tuaj.
– Artisti ynë i madh DAUT MUSLIU !
– Albumi Juaj muzikor do të mbetet një Legjendë e Artë !
.
Me respektin dhe mirënjohjen time të thellë
Copyright@Asllan Miftari
Kukës Dhjetor
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.