13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Asllan Miftari

Ju përshëndes përzemërsisht mikesha e miq të nderuar !

Urimet më të mëdha, për Ditën e Shën Valentinit !

Paçi dashuri e lumturi, përherë në familjet tuaja !

PËRQAFOJENI DASHURINË
Një urim i veçantë, sot del nga shpirti im
Më i veçantë nga të tjera herë
Një urim që përcjell dashuri e shpresë
Urim që, dimrin e shndërron në pranverë !
Pranverë e dashuri, paçi përherë në shpirtin tuaj
Pranverë plot aromë luleje e gjelbërim
Pranverë që të mbush në dashuri e gëzim
Urim shpirtëror që, çdo ditë e vitit të jetë Shën Valentin !
Çdo ditë e vitit, Shën Valentin të jetë
Ditë që mbartin dashuri si asnjëherë !
Se pa dashuri në shpirt çdo ditë të vitit
Njeriu mbetet si gjethe e pa vlerë !
Urim që tek ju të valojë gëzimi
Që shpirti juaj kurrë të mos derdh lot
Urim që në shpirtin tuaj, të vdes hidhërimi
Urim që të ndryshojmë këtë të egër botë !
Urim që me dashurinë tuaj, botën të ndryshojmë
Që njerëzimi të ketë dashuri, shpresë e jo lot
Urim që të dashurojmë me shpirt e zemër
Urim që të vendosim paqe e dashuri, në këtë të bekuar Tokë !
.
Copyright@Asllan Miftari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.