14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Asllan Miftari

BOTA NË DILEMË

Në dilemë ndjehet bota sot
Nga një i çmendur, që pjell çdo ditë çmenduri
Me çmenduri kërcënon Paqen në botë
I çmendur që, nuk ngjason me emrin njeri !
Vetëm një i çmendur, rrënon Paqen mbi Tokë
Rrënon qytete, vlera…, masakron gra e fëmijë
Shpirt zi, që kërcënon Lirinë në botë
I çmendur që kërkon, Perandori në këtë shekull të ri !
Nga një i çmendur, Paqja në rrezik
Toka digjet, bëhet shkrumb e hi
Nga një bandit – vrasës, bota në panik
Vrasës i çmendur, i pa shembullt në histori !
Në ankth bota e njerëzimi sot
Në pasiguri e ankth të vërtetë
Një shpirt zi i etshëm për krime e mort
Provokon të ndez, Botëroren e Tretë !
Të mallkoj, zakon nuk e kam
Do më thonë, je bërë si mallkonjëset e këqija
Kur dëgjoj qyqen, për lot nënash që vajton e qan
Me zemër të them : – Vrasës, të mallkoftë Perendia !

.

Copyright@Asllan Miftari

Prill 2022

“””””””””””””

LUTJE PERENDISË
Ç’ po ndodh Perendi !
Ç’ po ndodh në këtë botë ?!
Ka ditë , muaj , vite…..
Njerëzimi është mbërthyer në frikë e lot ,
Male e detëra janë kthyer në arenë lufte të vertetë ,
Përmbi Dhe, është lëshuar kuçedra vrastare ,
E pamëshirëshme gëlltit të pafajshmet jetë !
Ç’ po ndodh Perendi ?!
Dhimbja në këtë botë nuk ka shërim !
Njerëzimi i ngujuar e mbytur në trishtim !
Çdo gjë e braktisur, çdo gjë në shkretim !
Ngado lajme dëgjon ,
Luftë, luftë e vërtetë ,
Siç duket, emri i mungon :
” Botërore e Tretë “!
Nga ca banditë të quajtur “shkencëtarë ” ,
Bota zjen e digjet në zjarr ,
Jetë të pafajshme, të mbytura në lot e vaj !
Nuk ka një varr, ku nëna birin të qaj !
Ç’ po ndodh Perendi ?!
Ç’ po ndodh me jetët tona ?!
Ca shpik – vrasës kanë rrëmbyer Paqen, e shpirtra pa faj, zjejnë në kazanin :
” VIRUS – CORONA “!
Ç’ po ndodh Perendi ?!
Vdekja e loti kanë mbërthyer Dhenë ,
Askush nuk thotë kur e ka fundin kjo gjëmë ,
Kjo tinzare luftë, kjo vrastare gangrenë !
Ç’ po ndodh Perendi ?!
Ç’ po ndodh në të vërtetë ?!
Rrugë e qytete të boshatisura !
Të ngujuar fëmijë, të rinj e moshë e tretë !
Ngado të hedhësh sy :
Botë e shkretuar, botë si në mesjetë !
Ç’ po ndodh Perendi ?!
Lotët më kanë pushtuar ndjenjën ,
Ka ditë, ndonjë fjalë dua të hedh në letër ,
Pena nuk ecën, nuk di ç’ të shkruaj,
A thua jam këtu, a vallë në botën tjetër ?!
Nuk ka asnjë ilaç, asgjëkundi s’ duket dritë ,
Lajme të rënda nga mëngjezi në mëngjez :
– ” Qëndroni në shtëpi “! – mbyllur thonë !
Kjo është terapia, kjo e vetmja shpresë !
I madhi i Gjithësisë !
Shpresa është tek Ju ,
Ju jeni krijuesi e mbrojtësi i njerëzisë ,
Ju jeni krijuesi i Gjithësisë !
Jemi drejtuar me sy nga Ju ,
Lutemi :
– Jepni shërim e shpresë njerëzisë !
Lutemi :
– Përbindëshmëve ju vini fre ,
Lutemi :
– Lëshoni shërim e paqe mbi Dhe !

.”””””””””””””””””””””””””””””””””””

NJË SIKLET MË TRONDIT SHPIRTIN
Një siklet, seç më ka tronditur shpirtin
Thotë, mjaft ke shkruar për dashurinë
Shkruaj për natyrën e qyqet e malit
Ndale ndjenjën e fjalës për njerinë !
Se në këtë botë, njeriu ka humbur gjykimin
Ca nuk mendojnë, aspak për dashurinë
Tokën djegin, llogore lufte kthejnë qiellin
Zotin s’ njohin, përveç zjarrin e pasurinë !
Se për pasuri, s’ kursejnë as gra shtatëzanë
Flakë i vënë tokës e djegin anembanë
Ujërat i kthejnë në lumenj e pellgje gjaku
Të mitur e të tretë, përzënë nga të tyret vatanë !
Seç më ka tronditur një siklet shpirtin
Si e humbëm, e s’ po gjejmë dashurinë
Siklet nëse, do të rrotullohet dhe njëherë bota ?
Njeriu të ketë mëshirë për njerinë ?!
Ah..! – Seç më ka tronditur një siklet shpirtin
Mos shkruaj thotë më për dashurinë
Shkruaj për natyrën e qyqet e malit
Natyra e qyqet qajnë e vajtojnë sot njerinë !

.

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Albania🇦🇱

23 Mars 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.