Dje në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar ku isha i ftuar nga miku ynë Akademik, shkrimtar e Prof.i shquar z.Hys Hasa në promovimin e botimit të katër librave të tij, botime të cilat shpalosin kulturën dhe vlerat e trevës sime e më gjerë !
I nderuar z.Hys !
Me sinqeritetin më të madh ju përgëzoj për këtë organizim madhështor !
Ndjehesh sikur je me krahë, kur ndodhesh mes miqëve të vërtetë e intelektualëve të shquar !
Ju falenderoj përzemërsisht për vlerësimin tim, në librin përkushtim Penave Kuksiane, ku ju keni rradhitur emrin tim, por dhe inkurajimin e mbështetjen e pa kursyer në postimet e mia të herë pas herëshme në faqet e FB !
Jam vlerësuar nga shumë unione Shqiptare dhe të huaja letrare, madje me çmime të Para, të Dyta, Penë e Artë Dritero Agolli, Naim Frashëri, Unioni Botëror i Paqes, Unioni Botëror i Poetëve e të tjera vlerësime nga poetë, shkrimtarë e Prof.të shquar të fushës së letërsisë !
Disa nga pozitë e mija kanë hyrë në disa Antologji të vendit, kompozuar dhe në këngë, botuar dhe në Amazon, por vlerësimi juaj sot kulmon mbi të gjitha vlerësimet, e për këtë shpreh mirënjohjen më të madhe ndaj jush miku ynë !
Një falendërim të madh dua të shpreh ndaj mikeshave e miqëve realë dhe virtualë për mbështetjen, pa të cilën pena ime nuk do të ishte në nivelin e duhur !
Ju uroj plot shëndet e suksese në botime të tjera i nderuar z.Hys, botime ku ju me energjitë e dijes dhe forcën e penës, të hulumtoni pa rreshtur, të shpalosni kulturën, vlerat e trevës sonë e më gjerë, sepse janë vlera të çmuara e të pashterëshme !
Respekt e mirënjohje pa fund i nderuari ynë
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Në shenjë respekti, IKONES së këngës popullore artistes së madhe të kombit znj.së nderuar Fatmira Brecani me rastin e ditëlindjes !

