16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Asllan Miftari

Nje tjeter vlere e shtuar keto dite per mua, krijuesit dhe intelektualet e te te gjitha fushave te rrethit tim, nga Akademia e Artit, Shkences dhe Letrave MIRDITA, nisur dhe drejtuar nga miku i yne i nderuar, Prof.i shquar z.Pjeter Marku dhe stafi i mrekullueshem i Akademise !

Nje nisme e shkelqyer !

Nisma te tilla jane vlera te medha, dhe vlera percjellin ane e mbane ! Ju pergezoj me sinqeritetin me te madh i nderuar Prof.!

Ishte vertete nje takim madheshtor ne sallen e pallatit te kultures, organizuar, mundesuar e financuar per botimin e revistes MIRDITA, nga Institucioni i Keshillit te Qarkut i drejtuar nga Kryetar i nderuar z. Abdulla Domi, te cilin gjej rastin ta pergezoj per kete perkushtim te madh, ne punen e tij fisnike per te nxjerre ne pah vlerat e rrethit tone !

Ishte nje takim madheshtor, ku u shpalosen botimet tona neper faqet e revistes prestigjoze !Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Reviste ne faqet e se ciles, promovohen vlerat e trevave tona e me gjere !

Nje takim gur themeli ne miqesine tone te kahereshme mes dy rretheve tona, miqesi tashme e konsoliduar !Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "80% REDMI NOTE 9 PRO AI QUAD CAMERA"

Urime e suksese Ju, Stafit, si dhe Revistes MIRDITA Prof. Pjeter Marku !

Urime per te gjithe miqte tane, qofshin krijues apo te fushave te ndryshme !

“””””””””””””””””””””””””

TË JESH VETVETJA
Rrugë e gjatë jeta… – ecjes ka dhe ndodhi
Të ul e të ngre, në post a pasuri
Nëse s’ je gjithmonë vetvetja
Kot thua që jam njeri !
Postet ikin, një ditë ikin dhe pasuritë
Në këtë botë çdo gjë është kalim
Nëse ikin…, bashkë ikin dhe miqësitë
Nga përvojat…! – Jeta vërtitet e të nisë në fillim !
Mirë është të jesh vetvetja
Se në këtë botë, çdo gjë është kalim
Rrugës së jetës, zgjohen ndodhitë
Nisesh për në majë, e në majë s’ arrin !
Ndaj, mirë është të jesh vetvetja
S’ është çudi ! – Rruga ka dhe zhgënjim
Postet e pasuritë, një ditë të thonë lamtumirën
Prej afër majë, rruga të zbret ku ishe në fillim !
Ndaj s’ është aspak çudi
Të jesh vetvetja, më e çmuara pasuri
Ndjenjë njerëzore e fisnikëri
Vyrtyt që të jep emrin NJERI !

.

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Albania🇦🇱

7 Maj 2022

“””””””””””””””””

DITË E MADHE….DITË SHPRESE
Ditë e madhe me plot diell sot
Më të mëdha presim të tjera herë
Të lutem i madhi Zot !
Njerëzimit sjelli, veç mirësi e pranverë !
Ditë shprese për të gjithë
Ditë të mëdha sjellësh përherë
Për të gjithë motra e vëllezër të një gjaku
Katolikë e muslimanë, ortodoksë e të krishterë !
Sa bukur e ndjejmë këtë ditë të madhe
Sa të begatë e plot lumturi
Sa të lumtur ndjehemi në shpirt sot
Kur njëri – tjetërin urojmë me përzemërsi !
Sa i lumtur ndjehem sot
Më i lumtur se mijëra herë
Kur shpirtin më pushtojnë urimet
Nga motra e vëllezër katolikë, ortodoksë e të krishterë !
Një rrënjë e një trung kemi
Një rënjë shpërndarë në shumë degë
Një rrënjë e një trung të mbetemi
Paqësor deri sa të ketë jetë !
Një rrënjë e një gjak të mbetemi
Më të bashkuar se të tjera herë
Feja është besim shpirtëror
Gjaku është gjak, – motra e vëllezër si përherë !
Të gëzojmë e lumturojmë së bashku,
Ditët më të lumtura si përherë
Jemi motra e vëllezër të një gjaku
Katolikë e muslimanë, ortodoksë e të krishterë !
Të festojmë ditë të lumtura
Jo të ndarë, por gjithmonë bashkë
Të festojmë Paqësisht së bashku
Krishtlindje, bajramë e pashkë !
.
E ndjeva obligim në shpirt të ripostoj këto vargje nga urimet që vërshojnë si lumë në këtë Ditë të Madhe !
Dhe njëherë, urime e gëzuar të nderuar/a motra e vëllezër të të gjitha besimeve !

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – 2 Maj 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.