17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Asllan Miftari

DET I TRAZUAR

Një zë tejet i lodhur
Nga thellësi e detit vjen
Nën sulmin e peshqëve hileqarë
Për ndihmën e Zotit thërret !
Pyesin kalimtarë, pushues, hotelierë
Nga shkoi i mjeri
Ca zëra nëpër dhëmbë thonë
Të pa besë nga bregu e shtynë
Valët e marrëzishme, tinëzisht e përpinë !
Një dorë e fuqishme
Duket se nga qielli zbret
Mes reve të dendura
Këmbëkryq ulet përmbi det !
Si me magji…
Dallgët e marrëzishme largon
Në detin e thellë e peshqëve të tërbuar…
Të pafajshmin njeri takon !
Largohuni peshq ziliqarë, hileqarë
Lironi të pafajshëm njerinë
Tinëzisht të pa besë nga bregu e shtynë
Jo…!
Nuk e desh
Ai kurrë
Të detit
Thellësinë !

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Korrik

“””””””””””””””””””

LETËR NËNËS….. ( 2 )
E dashur nënë ! – Ka ditë që dua të shkruaj
Loti më rrjedh e nuk shoh me sy
Dhe dora më dridhet nga malli nënë !
Humb në kujtime, si i humburi në vetmi !
Kur mendoj, që ti zgjuar dhe natën rri
E as një pikë gjumë në sy nuk vë
As mua gjumi s’ më merr nënë !
Mendja më ik e fillikat më lë !
Nëpër ëndërra dua të udhëtoj nënë !
Siç udhëtojnë bjeshkëve zanat e malit
Ah..! – Sikur një çast të vij e të prek ballin nënë
Të shuanim e thanim lotët e mallit !
E rëndë jeta rrugëve të botës nënë !
Jetim ndjehesh, si njeriu pa njeri
Në vendlindje dhe errësirën e largon drit’hënë
Përveçëse atje, askund s’ gjen rehati !
Malli të djeg e nuk shuhet nënë !
Dhe për përrenjtë e gurët e strallit
Kur kujtoj fëmijërinë e këngën e bilbilëve
Lotin them t’ a bashkoj me qyqet e malit !
E dashur nënë ! – E di që fillikat të kam lënë
Di brengën dhe lotin që fsheh ndër sy
Ndjej se vetmuar dhe rrugës ecën nënë !
E di se vetmuar, s’ të rrihet as në shtëpi !
Mallkuar qoftë kurbeti nënë !
I zi përherë i kanë thënë
Të ndarë për së gjalli mbetëm nënë !
Na mori liri e na shkretoj vatanë !
Këtu dhe ëndërrat nuk janë të qeta !
S’ ndjen lumturi, as s’ të qesh buza
Kur zgjohesh e hap sytë se ku je nënë !
Ndjehesh si eshkës kur s’i del shpuza !
Ndaj të jap fjalë e besë nënë !
Shpejt do të vij në tokë të bekuar
Lotin ti mos e fsheh kur të vij nënë !
Zbraze mbi shpirtin tim të përvëluar !

Copyright@Asllan Miftari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.