18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili Akademia Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte-SHBA

Jo duar-kryq integrimi i Kosovës në BE

Rreth asaj se Kosova a do t´i plotësojë kushtet dhe kriteret për të hyrë në BE ka mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kjo periudhë do të jetë e gjatë, disa të tjerë mendojnë se kjo mund të bëhet shpejt, në qoftë se strukturat dhe institucionet vendore me ndihmën e faktorit ndërkombëtar angazhohen më tepër në ketë drejtim. Andaj, nga ajo që u tha më sipër, del se prognozomi nuk është i preferueshëm, sepse në ketë rast shumë mund të gabohet. Mirëpo, sa do që të jetë, një gjë dihet, nuk duhet të rrihet “duar- kryq” që dikush të na i krijojë kushtet për të hyrë në BE, por për ketë duhet punuar. Me fjalë të tjera do të thotë se të gjitha strukturat politike dhe institucionale, shkencore dhe asociacionet e tjera, si dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë duhet që në saj të kompetencave të tyte të angazhohen në krijimin e parakushteve dhe të kushteve dhe në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE. Pjese të shkëputura nga libri në proces: Bashkimi Evropian-BE, Institucionet e BE-së.

Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili

Akademia Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte-SHBA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.