9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili Kolegji-“ UNIVERSUM”- Prishtinë!

“Memorandumi SANU” i akademikëve Serbë për Millosheviçin!

Për të kuptuar sesa e vërtetë është simbioza akademizëm-nacionalizëm në jetën akademike serbe nuk është nevoja të nxirren vetëm argumente historike nga “Naçertanie” e Garashaninit, apo nga “Përzënia e Shqiptarëve” e Dr. Çubriloviçit, që padyshim përbëjnë bazatthemelore teorike të nacionalizmit serb.
Për këtë mund t’i referohemi edhe qëndrimeve bashkëkohore të akademikëve serbë deri në fund të viteve 80’ pra atëherë kur Jugosllavia po përjetonte vitet e agonisë së saj. Le të rikujtojmë në këtë artikull se në vitin 1986, Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencave paraqiti dokumentin famëkeq me emrin “Memorandumi SANU”, si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.
Anëtar i ekipit të këtij “Memorandumi” ishte nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiq, të cilit i është drejtuar ftesa e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
“Memorandumi SANU” i vitit 1986 përmban në thelb “Ideologjinë e Serbisë së Madhe” në kohët tona (Greater Serbian Ideology). Në këtë dokument, akademikët e Serbisë mbasi i bëjnë një analizë të hollësishme historike politike dhe ekonomike mbarë Jugosllavisë, ndalen posaçërisht te Serbia. Në kapitullin “Statusi i Serbisë dhe Kombi Serb” (“The Status of Serbia and the Serbian Nation”) shpalosen qartë dhe pa ekuivok pikëpamjet thellësisht nacionaliste të akademikëve serbë. Ndoshta ky është dokumenti i fundit publik në formë memorandumi me të cilin akademikët serbë ushqyen politikën në vigjilje të ardhjes në pushtet të SllobodanMillosheviçit.
Ky dokument akademik obskurantist shqetësoi akademikët e gjithë botës moderne.
Duke u befasuar me analizën e këtij memorandumi, akademiku izraelit, i Universiteti Hebrej të
Jeruzalemit, Igor Primoratz shkruan: “Shpërndarja së fundi e ideologjisë së Serbisë së Madhe, “Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) kishte një rol kryesor për konvertimin e Sllobodan Millosheviçit, drejt kauzës nacionaliste.
Pafundësisht, akademikët serbë (dhe intelektualët përgjithësisht) kanë artikuluar dhe nxitur ideologjinë e Serbisë etnikisht të pastër dhe të madhe, për të krijuar një botë jashtëzakonisht të përzier etnikisht.
Ata kanë nxitur racizmin, luftën, “spastrimin etnik”, gjenocidin në vend dhe kanë angazhuar propagandë jashtë. Akademikët prominentë kanë mbajtur zyra të larta politike në qeverinë e Beogradit. Nga pothuajse gjithë partitë e rëndësishme opozitare – asnjëra nuk kundërshtoi projektin e Serbisë së Madhe.
Ka mjaft të tjerë që nuk kanë vepruar në këtë aspekt. Por, ata domethënë gjithë pjesa tjetër e akademikëve serbë, kanë dështuar për të kundërshtuar luftën dhe krimet në çfarëdo lloj
mënyre, ose së paku për të distancuar veten prej tyre.

Sipas analistit politik e kryediplomatit shqiptar Prof.Dr-Lisen Bashkurti, veprimtaria akademike dhe politike e qarqeve akademike serbe ka tërhequr me shqetësim vëmendjen e akademikëve ndërkombëtarë. Në mënyre të veçantë, te akademikët ndërkombëtarë ka përbërë shqetësim qëndrimi mbështetës i verbër dhe në kundërshtim total me parimet humaniste dhe iluministe të dijës dhe shkencës, i lirisë së popujve dhe i lirisë së njeriut e pakicave kudo në ish-Jugosllavi. Akademikët serbë qëndruan si repart militarë me librat e artikujt e tyre në mbështetje të aksionit politik nacionalist serb deri në ditët e fundit.
Asnjë lloj reagimi, kundërshtimi apo alternativizmi nuk buroi nga qarqet akademike serbe gjatë gjithë politikave nacionaliste serbe. Asnjë lloj distancimi ose mënjanimi së paku, nuk u vërejt te ato. Pati gati-gati përputhje të plotë aktive ose në heshtje ndërmjet politikanëve nacionalistë serbë dhe akademikëve serbë. Kjo ka lënë një trashëgimi shumë të dobët në shkencat e Serbisë, por edhe të gjithë Ballkanit. Përballja me këtë politizim të tejskajshëm nacionalist të shkencave në Serbi ka ndikuar edhe për spërkatje me doza nacionalizmi të sëmurë edhe të mjaft akademikëve të tjerë në vendet përreth Serbisë.
Një sfidë e gjatë dhe shumë e vështirë qëndron përballë shkencave, qarqeve akademike universitare për të pastruar këtë toksikim më shumë se një shekullor të shkencave dhe arsimi në Serbi, por edhe të vendeve të tjera në Ballkan.

Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili
Kolegji-“ UNIVERSUM”- Prishtinë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.