18.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili

Gjykata Kushtetuese krijoj mundësinë e  krijimit  të  institucioneve që burojnë  nga zëri  i popullit!
Prioritet do i mbetet  politikëbërësve tanë, procesi  dialogut Kosovë-Serbi, i cili edhe më herët ishte  konsideruar që duhet të jetë prioritet i cilësdo qeveri që do të udhëheqte vendin.
Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, skena politike dhe institucionale është duke u përballur edhe me një ngërç politik dhe kushtetues, vlerësojnë njohesit e zhvillimeve politike në vend.
Në vazhdim, veprimet e institucioneve dhe partive politike kanë quar vendin drejtë krizës politike, e cila mund të thellohet edhe më tej, duke krijuar situata të pa deshiruara, per shkak te intersave te tyre dhe ambicjeve per pushtet.
Duke pasur parasysh që nuk kemi pasur një situatë të ngjashme në të kaluarën, pasi jemi shtet i ri dhe jemi duke e testuar qoftë demokracinë tonë të brendshme, qoftë Kushtetutën e vendit, tani   Gjykata Kushtetuese  e dha  fjalën e vet dhe  nxjerri vendin nga ky diskurs politik,  duke e quar vendin në zgjedhje të reja dhe mundësinë e krijimit sa me parë  të  institucioneve që burojnë  nga zeri i popullit.
Prioritet do i mbetet  politikëbërësve tanë, procesi  dialogut Kosovë-Serbi, i cili edhe më herët ishte  konsideruar që duhet të jetë prioritet i cilës do qeveri që do të udhëheqte vendin.
Po ashtu prioritet mbetet nga partitë politike dhe institucionet,   respektimi i vendimit të Gjykatës  Kushtetuese, që me  veprimet e ndërmarra mos të rrezikojnë shkeljen e   kushtetutës dhe  funksionimin e shtetit.
Ass.Prof.Dr.Nijazi Halili
Akademia Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.