Pjesa e dyte
…. Vazhdim….
Mbas vitit të mbapsht 1997, ushtria si çdo pjesë e vendit ju nënshtrua vandalizmit të brendshëm, por me regjizurë të përzgjedhur nga jashtë.
Fillimisht, ministria e mbrojtjes italiane tregoi gatishmëri për ringritjen e Akademisë Detare dhe asaj të Aviacionit. Po në të njëjtën kohë, edhe shteti turk, që tanimë ishte pizicionuar në Pashaliman, i kërkoi qeverisë Nano që të rindërtonte Akademinë e Detarisë me lekët e taksatpaguesve turq, pra 0 lekë nga buxheti i shtetit tonë. Qeveria Nano vendosi që Akademinë e Aviacionit t’a rindërtonte shteti italian, ndërsa Akademinë e Detarisë t’a rindërtojë shteti turk. U bë projekti i rikostruksionit të godinës kryesore dhe godinave të tjera ekzistuese të përmirësuara dhe ndërtimi i godine të re dy katëshe për hotelin e studentëve. Filloi puna në vitin 1998 dhe punimet mbaruan në vitin 2000.

Për rikonsrtuksionin e Akademisë së Detarisë, Qeveria e Turqisë harxhoi 2.5 milion dollarë.
Kjo periudhë përkoi edhe me emërimin tim, Komandant i Akademisë së Detarisë. Zakoni e donte të zhvillohej cerimonia. Dhe kështu, në shtator të vitit 2000, do të zhvillohej cerimonia e dorëzimit të Akademisë së Detarisë. Për disa vjet, studentët vazhdonin studimet në Akademinë “Skënderbej” në Tiranë dhe stafi pedagogjik shkonte ne rradhë nga Vlora në Tiranë për të dhënë mësim. Terreni përreth godinave nuk ishte e parashikuar me fonde për mbjellje pemë dekorative, trutuarë dhe element të tjerë ndriçimi. Por koha po kalonte. Së pari përgatitëm një plan rregullues për ambjentet e jashtëme duke i kërkuar firmës projektuese të merrte parasysh kërkesat tona. Përcaktuam ambjentet e hapura sportive :

-( fushat e futbollit, basketbollit dhe volejbollit, terreni me vegla gjimnastike dhe force),
—muzeun e armëve të nënujëshme dhe vendosjen e një kateri silurues;
-sheshin e flamujve për zhvillimin e ceremonive;
-lulishtet dhe ndriçuesit;
-asfaltimin e sheshit dhe rrugës hyrëse në Akademi;
-ambjente çlodhëse për studentët dhe stafin pedagogjik të Akademisë;
-porta kryesore e Akademisë;

-pajisjen e një salle me të gjitha veglat sportive, etj.
Por për të realizuar të gjitha këto, duheshin mbështetje financiare, ku nga ana e komandës së Forcës Detare na ishin parashikuar pak fonde, meqënëse Akademia e Detarisë i ishte nënshtruar një rikonstruksioni total nga qeveria turke.
Bashkë me stafin akademik përgatitëm një listë me emra të biznesëmenëve vlonjat, dhe mbi të gjithë me ata ish studentë që kishin mbaruar studimet në këtë akademi, të cilëve në takimet e zhvilluara ju paraqit kërkesa jonë që të mund të investonin në një nga projektet që ne kishim parashikuar për investime, por pa na dorëzuar asnjë lek grupit të punës. Ata u treguan shumë të gatshëm dhe sejcili zbatoi një nga projektet e parashikuara. Edhe sot ndjej obligimin t’ju them shumë faleminderit për mbështetjen me fonde të shkollës së tyre por edhe biznesit vlonjat si shkollë ekselence e qytetit. Ata ishin:

1- Z. Avni Ponari, Shoqëria “ Sigal”; ( ish student i AD);
2- Z. Jani Haxhimihali ( ish student i AD);
3- Sadrid Danaj ( ish student i AD);
4- Gëzim Shabani ( ish student i AD);
5- Kajtaz Lika ( ish student i AD);
6- Agjendia Detare “Poseidon” me President Z. Spiro Rexha ( ish student i AD);
7- Kapiteni i Kapitenerisë Durrës ( ish student i AD);
8- Gani Xhoka ( bizesmen vlonjat);
9- Dine Ngucaj ( bizesmen vlonjat);
10- Vladimir Muço ( qytetar vlonjat).
11- Shoqëria “Anijet e shërbimit Detarë”.
Stafi petagogjik, komandues por edhe ai civil kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse të gjitha punët si: hapje kanalesh, shtrime tubo, elektrike, hidraulike, saldime, vendosje pllakash, betonime, hapje gropash dhe mbjellje pemesh, etj. janë bërë nga vetë personeli dhe studentët.

Puna fillonte në orën 06.00 dhe mbaronte zakonisht në orën 22.0, por kishte raste që ndonjë proces vazhdonte edhe gjithë natën. Ka qenë një periudhë për t’u mbajtur mend, e cila i bashkoi më shumë si personelin ushtarak e civil, por rriti edhe respektin dhe përgjegjësinë ndaj studentëve. Kjo u vërtetua kur punët kishin mbaruar dhe çdo gjë ishte në vendin e vet. U fut me rregullore respektimi dhe nderimi i detyrueshëm ushtarak sipas viteve mësimore, e cila i dha shkollës një personalizim dhe këtë e shikonin të huajt kur vizitonin shkollën tonë. U bë normë pastërtia, saqë nuk dilte studenti me leje nëse nuk ishte i hekurosur dhe uniforma të mos kishte asnjë problem.
Dhe ja erdhi momenti që do të zhvillohej ceremonia e dorëzimit të objekteve të Akademisë së Detarisë nga ana e palës turke, Komandës së Akademisë së Detarisë. Shkolla kishte marrë një pamje festive. Në ceremoni morën pjesë autoritet më të larta civile dhe ushtarake të vendit tonë dhe ato turke. Mori pjesë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë,

SHTZ Rexhep Mejdani, Ministri i Mbrojtjes Z. Pandeli Majko, deputet Luiza Hoxha, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjen. Maj. Pëllumb Qazimi, komandantët e Forcave, Drejtorë drejtorish, etj. Nga pala turke Komandanti i Forcës Detare Admirali Ilhami Erdil , Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Atashetë Ushtarak të vendeve të huaja të akredituara në vendin tonë, autoritet më të larta vendore.

Gjatë vizitës së ambjenteve të Akademisë së Detarisë, autoritetet shprehën fjalët më të mira për këtë mrekulli të ndërtuar në përgatitjen e oficerëve të rinj për Forcat Detare. Presidenti i Republikës SHTZ Rexhep Mejdani falenderoi qeverinë dhe popullin turk për këtë ndihmë të madhe. Kjo tregon edhe një herë miqësinë midis dy vendeve tona.
Për titullarët kisha përgatitur edhe disa pemë që do t’i mbillnin si një shenjë jetëgjatësie dhe miqësie ndaj këtij tempulli të dijes për marinën shqiptare. Por nuk ishte e thënë që ky interesim i asaj qeverie dhe ky investim kaq i madh t’i rezistonte kohës

.

Më poshtë po jap disa foto të ruajtura në arkivin tim nga dita e shumëpritur për një shkollë marine moderne dhe që do të vazhdonte përgatitjen e oficerëve të rinj për flotat shqiptare ( ushtarake e civile).