10.5 C
Tiranë
E premte, 13 Shkurt 2026

Astrit Aliaj

 

Babait tim të shtrenjtë!

Doktor Kareman Abaz Hasko (Aliaj)

Mjeku i tre aeroporteve ushtarakë

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe Zmadho

Eh, sa shumë kemi për t’ju thënë atyre që na dhanë jetën, atyre që çdo moment na ushqejnë dhe na mbushin me dashuri. Atyre dy qenieve ideale që sa të kemi frymë do t’i duam dhe do jetojmë me imazhin e tyre si gjënë më të shtrenjtë në jetën tonë…!

Babai im i shtrenjtë!

Sot në ditën tënde të lindjes do të doja të të falënderoja. Do të dëshiroja të të thoshja “Faleminderit” për gjithçka kam dhe ai që jam.

Gjithë jetën ishte i thjeshtë, i respektuar, korrekt, i dashur, i ndershëm, i drejtë, i zoti, kurajoz, optimist, familjar shëmbullor, i sakrificës. Ti e doje jetën, po më shumë Ti doje njerëzit dhe vendin. Ti kishe lindur në ditën e Bekuar dhe ashtu qëndrove tërë jetën për familjen, shokët dhe të afërmit. Ti ishe caktuar nga Zoti që do të ndiqje karrierën në mjeksi. Fillove si infermier në Batalionin e Dytë, Kompaninë e Tretë të Brigatës së XXIII-të Sulmuese ( 1 dhjetor 1944 deri më 9 maj 1945 ), infermier në spitalin ushtarak ( 1 shtator 1946 deri më 1 shtator 1947 ), oficer me specialitetin N/mjek pranë reparteve në Burrel, Shkodër e Tiranë (shtator 1951 deri më shtator 1957 ) dhe mjek në akademinë e oficerëve të Forcave Ajrore në Vlorë nga 1 tetor 1962 dhe derisa dole në pension në mars 1987, Ti i’u përmbajte me rigorozitet dhe besnikëri Betimit ushtark dhe Betimit të Hipokratit si ushtarak dhe si mjek. E them këtë se Ti le mangut kohën e gjumit, të pushimit dhe të shlodhjes, ndoshta edhe të familjes dhe e privove veten nga shumë gjëra, duke venë çdo gjë në shërbim të punës mjekësore dhe në shërbim të jetës së njerëzve, duke u bërë shembull i njeriut ideal dhe i mjekut me shpirt të madh njerëzor. Puna e pamatur dhe pasioni i rrallë për profesionin si mjek dhe dashuria e madhe për njerëzit e në veçanti për pilotët e aviacionit Luftarak të kanë bërë të jesh shumë i vlerësuar nga ata që ke punuar dhe që të kanë njohur. Ti nuk do të harrohesh, sepse gjatë afro 30 vjetëve punë pranë Akademisë së Oficerëve të Aviacionit në Vlorë, nga dita e parë e hapjes më 1 tetor 1962 dhe derisa dole në pension në mars 1987 ke nxjerrë me qindra pilotë të shkëlqyer, të cilët kanë vazhduar shërbimin në armën e bukur të Aviacionit dhe që kanë mbajtur firmën e tënde. Gjithashtu, Ti u ke afruar shërbimin mjeksor deri sa mbylle sytë njerëzve të thjeshtë ku banonim!

Ti ishte doktor i tre aeroporteve ushtarake: aeroportit të Akademisë së Aviacionit në Vlorë, aeroportit të Akërnisë – Pish Poro në Vlorë dhe atij të Qytetit Stalin, sot ai i Kuçovës.

Baba i dashur! Të kujtojmë me mall e dashuri!

6 janar 2021, Qoftë një ditë e mbarë për të gjithë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.