13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Astrit Aliaj.

Ditën e shtunë, datë 16 tetor 2021 në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti promovues i librit “Një jetë kushtuar mjekësisë”, Kujtimet e mjekut të aviacionit, Dr. Kareman Abas Hasko( Aliaj) me autor Astrit Aliaj.

Në promovim morën pjesë deputeti i qarkut Vullnet Sina, ish deputete Luiza Hoxha, Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj, ish Komandant i Forcave Ajrore Gjen. Astrit Jaupi, ish-pilotë, mjekë, ushtarakë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët përkujtuan veprimtarinë profesionale shumëvjeçare të doktor Kareman Hasko.

Libri, “Një jetë kushtuar mjekësisë”, është një monografi që shtrihet në disa plane: në jetën familjare, ushtarake dhe mjekësore të doktor Karemanit, në njohjen e vendlindjes, fshatit Servaster, në jetën studentore dhe në veprimtarinë e tij në fushën e mjekësisë. Nga ana tjetër, doktor Karemani shikohet edhe në kontekstin e rrethanave historiko-shoqërore, sikundër janë Lufta e Dytë Botërore, periudha pas luftës së dytë botërore, si dhe kujtesa e shokëve, e të njohurve dhe familjarëve të tij.Mund të jetë një imazh i 1 person, mobilie dhe ambiente të brendshme

Ndërkaq, një kapitull ja kushtoj edhe traditave popullore të trevës së fshatrave të Kudhësit, e që shërbejnë si një themel i formimit në tabanin popullor për niprit dhe mbesat e tij, por edhe për çdo të ri që do ta lexojë këtë libër.

Aktiviteti vijoji me kumtimet, të cilat pasqyrojnë rrugëtimin e bukur jetësor dhe profesional të Dr. Karemanit.

– Profil”obelisk” i spikatur i mjekut me shkathtësi mendjeje dhe shkathtësi veprimi profesional”, Përsiatje

Nga Prof. Kristaq F. Shabani IWA, shkrimtar, poet, studiues, estet;Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, zyrë dhe ambiente të brendshme

Fëmijëria…” Nga Prof. dr. Kol. ( R ) Zaho GOLEMI;

-Rruga drejt mjekësisë”. Nga Dr. Asqeri LLANAJ

-Kthimi në Atdhe dhe karriera ushtarake”. Nga Prof. Sulejman Abazi;

-Mjek në tre aerodrome ushtarakë”. Nga Pilotët Astrit Jaupi, ish Komandant i FA dhe Kostandin Sadiku, ish Komandant i Shkollës së Aviacionit.Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të brendshme dhe zyrë

– Dalja në pension dhe jeta e aktiviteti i Dr. Karemanit në shoqatën e Veteranëve të LANC-it dhe Shoqatën e aviatorëve të Shqipërisë” .
Nga Kap. i Rang. Parë ( R ) Dionis Andoni e Kol(R) Jaho Nazaj.
– “Një ëndërr e lënë në mes” nga Dr. i Shkencave Luiza Hoxha.
Aktiviteti u zhvillia në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku përveç kumtesave folën edhe shumë pilotë duke sjellë fakte dhe ngjarje të jetuara gjatë kohës së shërbimit me doktor Karemanin, mjekë dhe intelektual të fushave të ndryshme. Këtë aktivitet e përshëndetën edhe disa personalitete të artit dhe kulturës nga Kosova.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, ambiente të brendshme dhe zyrë
Një libër-mesazh që i afirmon vlerat e kujtesës së gjallë ». Nga Prend Buzhala, shkrimtar, poet, studiues, estet, Klinë – Kosovë.
– Një libër tejet i veçantë me kryepersonazh real në kohë dhe hapsirë konkrete:
Dr. Karenan Abaz Hasko -(Aliaj). Nga Xhevat Limani
Artist shqiptar.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë
Doktor Karemani ishte një njeri i sakrificës, i dashur, korrekt e i ndershëm, që për 25 vite me rradhë shërbeu si mjek i pilotëve të Aviacionit. Jeta e doktor Karemanit ka ecur në dy shina në mënyrë të njëtrajtëshme: si ushtarak duke kaluar me rradhë nga grada më e ulët “ rreshter” deri në “ major” ndërsa si mjek fillon me infermier në brigadën partizane në vitin 1944 , ndihmës mjek mbasi përfundoi studimet në ish BRSS në vitin 1951 dhe mjek pranë universitetit Shtetëror në Tiranë në vitin 1962.

Në libër përshkruhet me nota të gjalla e dinamike e gjithë jeta e doktor Kareman Hasko Aliajt, që nga origjina e fëmijëria e deri tek gëzimet dhe vështirësitë që e shoqëruan ndër vite.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Në këtë ceremoni, ju dorëzua familjarëve të dr. Karemanit dekorata “Personalitet i shquar i Labërisë” nga shoqata Patriotike-Atdhetare “Labëria” me motivacionin “Për kontribute të shquara personale dhe familjare në Luftën Nacional- Çlirimtare, për kontribute në fushën e shëndetësisë ushtarake në kujdesin dhe përgatitjen e pilotëve shqipëtarë”.

Gjithashtu, familjes iu dorëzua “Certifikata e Mirënjohjes” nga Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë.Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Astrit Aliaj

Doktor Kahremani është nderuar 5 herë me dekorata e medalje te ndryshme.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjthë miqtë, shokët dhe shoqatat Atdhetare për kontributin e dhënë në vlerësimin e figurës së doktor Kareman Hasko(Aliaj).

Falënderoj në mënyrë të veçantë drejtuesin e këtij aktiviteti, aktorin Ilirian Ali.

Ky aktivitet u përcoll edhe nga medjet e shkruata dhe televizove të qytetit të Vlorës!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.