10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Astrit Aliaj

“Trekëndëshi i Dragoit” – një tjetër trekëndësh vdekjeprurës!
” Këtu janë dragojt” – është shkruar në një hartë detare mesjetare.
Në anën tjetër ( antipod ) i “Trekëndëshit të Bermudës”, në Oqeanin Paqësor gjendet një tjetër trekëndësh vdekjeprurës, i cili quhet “Trekëndëshi i Dragoit”, që çuditërisht është shumë i ngjashëm përsa i përket historisë së zhdukjes së anijeve dhe avionëve. Japonezët e njohin këtë rajon të rrezikshëm prej mijra vitesh dhe e kanë quajtur Ma-no Umi: ” Det i Diallit”. Mbyllur në të dy anët nga gropa me thellësi që arrijnë 5000 dhe 8000 m, fundi i oqeanit karakterizohet nga kreshta dhe nga një aktivitet të dëndur vullkanik, ku në atë pikë formohet një bashkim me një fuqi të madhe dhe të pashmangëshme. Për shekuj me radhë detarët kanë besuar që përbindësha të frikshëm që banonin në këto humnera, ishin të gatshëm të gëlltisnin çdo gjë që kalonte aty. Në fakt, zhdukja e qindra anijeve, disa prej tyre me një tonazh shumë të madh, të avionëve, të nëndetëseve, të peshkarexheve, çrregullimet në funksionimin e aparaturave të radiokomunikimit, rritja e pashpjegueshme e shpejtësisë së kohës dhe anomalit elektromagnetike, kryesisht në devijimin e gjëlpërës të busullave magnetike të zbuluara në “Trekëndëshin e Dragoit”, kanë bërë që kjo zonë të konsiderohet e rrezikshme dhe duhet të mbahet nën kontroll.Mund të jetë një imazh i oqean
Sa për kuriozitet, japonezët, termin për të përcaktuar një tip vale, që takon në detin e “Trekëndëshit të Dragoit”, e kanë quajtur sankaku-nami, ” vala e trekëndëshit”, duke nënkuptuar me këtë term se valët janë duke ardhur drejt anijes nga tre drejtime njëkohësisht.
Ashtu si “Trekëndëshi i Bermudës” edhe “Trekëndëshi i Dragoit” në Paqësorin perëndimor ndodhet në një zonë afërsisht trekëndore, sipas një vije nga Japonia perëndimore, në veri të Tokjos, deri në një pikë të oqeanit që ndodhet rreth gjërësisë gjeografike 145 gradë lindje. Pastaj, drejt në lindje -juglindje përtej Ishujve Ogasawara Shinto ( Ishujt Bonin), duke zbritur në drejtim të ishujve Guam e Yap, në lindje, drejt ishullit Formosa( Taiwan ), dhe duke u kthyer pastaj në veri-verilindje në Japoni, pranë stacionit të matjeve në Nojima Zaki, në gjirin e Tokjos.Mund të jetë një imazh i teksti
Çfarë fsheh kurthi i “Trekëndëshit të Dragoit”? Cilat forca janë përgjegjëse të numrave të pabesueshëm të anijeve, avionëve, ekuipazheve të zhdukur lehtësisht brenda kufijve të tij?
Charles Berlitz, autor i librave: “Trekëndëshi i mallkuar ( Bermuda)” dhe “Trekëndëshi i Dragoit”, mjeshtër i gjërave të pashpjegueshëm, zbulues i të fshehtave, hedh vështrimin duke u futur në këtë fenomen magjeps dhe afron, një propozim të tillë, një ipotez interesante dhe interpretime të reja mbi enigmat shqetësuese që fsheh në këtë cep të detit zemërak dhe të pathyeshëm.
Lexim të këndshëm!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.