Mesazhi i Budës edhe pse kanë kaluar mbi 2500 vjet është real në ditët e sotme!
Sipas rrëfenjës, Gautama, që më pas do të quhej “ I ndrituri” “ Buda”, ka jetuar 500 vjet p.e.s. , u rrit mes shkëlqimit dhe luksit të Lindjes. Thuhet se familja e tij kishte tre pallate. Babai i vet nuk e lejonte të largohej nga sarajet e tyre, sepse ai donte ta mbante larg nga të gjitha brengat e botës. Pranë tij nuk u lejua kurrë asnjëri i sëmurë apo i hidhëruar. Megjithatë një ditë, Gautama i hipi karrocës së vet dhe doli jashtë sarajeve. Në rrugë e sipër i zuri syri një njeri të kërrusur nga mosha dhe ai pyeti karrocierin e tij se cili ishte ai. Karrocieri u detyrua t’i shpjegonte se ai ishte një plak. I zhytur thellë në mendime, Gautama u kthye në pallatin e tij. Në një rast tjetër ai pa dikë që ishte i sëmurë. Atij nuk i kishte folur kurrë njëri për sëmundjen. I zhytur në mendime akoma më të thella, ai u kthye në shtëpi te gruaja dhe djali i tij i vogël. Herën e tretë, kur doli jashtë, ai pa një njeri të vdekur. Këtë herë ai nuk u kthye në shtëpi, në pallatin e tij. Pasi u ndesh në rrugë me një eremit edhe ai vendosi të shkonte drejt viseve të shkreta, ku do të meditonte për vuajtjet e kësaj bote, që atij i ishin zbuluar në formën e pleqërisë, të sëmundjes dhe vdekjes.
Për gjashtë vjet ai bëri jetën e një etemiti dhe pendestari. Një natë, kur ai ishte ulur poshtë një peme në një pyll, befas ju kthjelluan mendimet me një qartësi të madhe. U duk sikur një dritë e brendshme ja kishte bërë të qartë gjithçka. Tani, si “ I ndriçuari” Buda, ai doli t’u shpallte të gjthë njerëzve zbulimin e tij. Pema e Ndriçimit Shpirtëror – siç u bë e njohur, i largoi atij mëdyshjen dhe i solli atij paqen e brendshme. Mendimi që i lindi atij, zgjimi i tij i madh, zgjidhja për vuajtjet njerëzore ishte kjo: “ nëse duam të shmangim vuajtjet, duhet ta nisim me veten tonë, sepse të gjitha vuajtjet vinë nga dëshirat tona vetiake”. Ja kështu mendoni për këtë gjë.
-“Në se je i trishtuar, sepse nuk mund të kesh një gjë që e dëshiron, ndoshta një libër apo një lodër, mund të bësh njërën nga të dyja: mund të bësh maksimumin për ta siguruar atë ose do të heqësh dorë nga kërkimi i saj. Nëse arrin sukses në njërën nga këto të dyja, atëherë nuk do të jesh më i trishtuar”. Ja këtë mësim jepte Buda. Nëse ne mund të ndalojmë së kërkuari të gjitha gjërat e bukura dhe të kënaqshme në jetë dhe mund të mësojmë se si të kontrollojmë etjen tonë për lumturi, rehati, famë dhe ngrohtësi, ne nuk do të ndihemi më të trishtuar kurrë, siç ndodh shpesh, kur nuk arrijmë dot të marrim atë që duam. Ai që pushon së dëshiruari çdo gjë, nuk ndihet i trishtuar. Nëse oreksi shtohet, me të shtohet edhe dhimbja”.
– “Arritja më e madhe e njeriut mbi dhe’ është të arrijë në atë pikë ku ai apo ajo nuk ka më dëshira”.