4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Astrit Aliaj

“Trëndafili i Erërave”.
4 gjëra që jo të gjithë kanë njohuri.
“Trëndafili i Erërave” është ndoshta simboli më i përhapur në detari, por jo vetëm. E shohim në reklama, libra, gazeta, ndoshta përdoret për të zbukuruar vitrinat apo në ambalazhe. Të gjithë kemi parë të paktën një pamje të tij, por a jeni të sigurt që dini vërtet kuptimin e “Trëndafilit të Erërave”?
“Rosa dei Venti” ( italisht) – në shqip është “Trëndafili i Erërave” – një diagram, në dukje shumë i thjeshtë, që paraqet origjinën e erërave. Emri i saj rrjedh nga renditja e rombeve, të mbivendosura si petalet e një trëndafili. Përfaqësimi më i njohur është ai me 8 pika, secila prej të cilave identifikon një pikë kryesore (primare ose dytësore) dhe drejtimin e një ere që është karakteristikë e Detit Mesdhe.
Era që fryn nga Veriu merr emrin Tramontana;
ajo që vjen nga Jugu quhet Ostro ose Mezzogiorno,
nga Lindja kemi Levantin,
nga Perëndimi kemi Ponente. Katër pikat e tjera tregojnë:
Veri-Lindjen (Grecale),
Jug-Lindjen (Scirocco),
Jug-Perëndimin (Libeccio) dhe Veri-Lindjen (Maestrale).
1 – Cila është historia e Trëndafilit të Erërave?
Në kohën e Homerit, lundrimi mesdhetar bëhej kryesisht duke përdorur pika referimi të njohura dhe të dukshme bregdetare, ndërsa në kalimet e rralla në det të hapur, përgjithësisht mjaftonte të vëzhgohej pozicioni i diellit ose i yjeve. Në rast të qiellit me re, e vetmja ndihmë për marinarët ishte njohuria e tyre për erërat, të cilat, duke fryrë nga drejtime përgjithësisht të vazhdueshme, i lejonin ata të ndiqnin rrugët e dëshiruara.
Tetë erëra ishin të njohura tashmë për grekët janë:
1. Boreas – Veriu;
2. Kaikias – Veri-Lindja;
3. Apeliotes – Lindja;
4. Euros – juglindja;
5. Notos – jugu;
6. Lips – jugperëndimi;
7. Zephyros – perëndimi;
8. Skiron – veriperëndim;
dhe në përgjithësi bënë që çdo erë të përkonte me drejtimin që duhej ndjekur për një kurs të caktuar lundrimi.
Plinio, një studiues romak dhe ekspert lundrimi, rifilloi studimet helenike dhe prezantoi një Trëndafil me 8 cepa të Erërave posaçërisht për marinarët, duke i përkthyer emrat në latinisht në shekullin e I pas Krishtit.
Pas romakëve të lashtë, për të përmbushur një përparim të ri në teknikat e lundrimit dhe një evolucion të ri të trëndafilit të erërave, ishte e nevojshme të arrinim në vitin 1000, kur trafiku tregtar në rritje me Lindjen stimuloi përmirësimin e sistemeve të lundrimit.
2 – “ Trëndafili i Erërave” a shërben për ndonjë gjë, apo veç rikujtimi i emrave të erërave?
“ Trëndafili i Erërave” është një mjet analize statistikore grafike për të dhënat e drejtimit të përdorura veçanërisht në meteorologji. Në fakt, ai lejon të përfaqësojë në mënyrë sintetike shpërndarjen e shpejtësisë së erës sipas drejtimit të origjinës në një vend të caktuar. “Trëndafili i Erërave” është një grafik polar në të cilin, për çdo drejtim, krahët ngjyrosen me shirita që korrespondojnë me klasat e shpejtësisë së erës dhe gjatësia e krahëve ndryshon sipas frekuencës së erërave.
Përpilimi i një “Trëndafili të Erërave” është gjithashtu një nga hapat themelorë në hartimin e pistave të aeroportit!
3 – Nga vijnë emrat e erërave?
Emrat e erërave që përdorim edhe sot rrjedhin nga fakti se në paraqitjet e para hartografike “Trëndafili i Erërave” është paraqitur në qendër të detit Jon ose pranë ishullit të Maltës. Prandaj, kjo u bë edhe pika referimi për të treguar drejtimin e origjinës së erës dhe të anijeve (të cilat në kohët e lashta drejtoheshin vetëm nga erërat që i shtynin).
Në atë pozicion anijet që vinin nga VL vinin afërsisht nga Greqia, prej nga vjen emri Grecale; nga JL erdhën anije nga Siria, prej nga vjen emri Scirocco; në JP është Libia, prej nga vjen emri Libeccio.
Nga VP, erdhën anijet që lundruan nga Roma (Magistra) dhe duke qenë “rruga kryesore” ajo që të çonte në Romë, era që vinte nga Veri-Perëndimi mori emrin Maestrale.
Në kohën kur Venecia ishte Republikë Detare dominuese në Mesdheun lindor, “Trëndafili i Erërave” u pozicionua në ishullin grek të Zakynthos. Në këtë rast, Tramontana vinte nga malet e Shqipërisë dhe rruga kryesore që i jep emrin Maestrale tregonte rrugën për në Venecia.
Së fundi, emri Ostro, që tregon erën që vjen nga jugu, rrjedh nga latinishtja Auster (erë jugore).
4 – Sa pika mund të ketë “Trëndafili i Erërave?
Në paraqitjet më të zakonshme, “Trëndafili i Erërave” ka gjithmonë 4, 8 ose 16 pikë, në varësi të shkallës së saktësisë që dëshironi të merrni, por është gjithashtu e mundur të paraqitet në të njëjtin model me 32, 62 apo edhe 128 pikë!
Nga vjen fjala NEWS?
Origjina e erërave, e zbuluar nga “Trëndafili i Erërave”, është baza e një akronimi që ne e përdorim jashtëzakonisht shpesh në jetën tonë të përditshme. Fjala NEWS, rrjedh nga katër pikat kryesore nga të cilat fryjnë erërat: North (Veri), East (Lindje), West (Perëndim), South (Jug). Me këtë sintezë duam t’i japim lajmit një kuptim të dyfishtë. Ata mund të vijnë nga çdo drejtim dhe të shkojnë në çdo drejtim, ashtu si erërat. Një lajm është sinonim i besueshmërisë dhe plotësisë: si drejtimet e erërave që vijnë nga “Trëndafili i erërave”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.