13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Astrit Bulla

PERKUJTIMORE

PRISTE NUSEN NËNA

( kushtuar birit të kushërirës time, ( Almës ), i cili vdiq në një aksident me motorr dhe u varros dje në Terni ( Itali ). Ishte vetëm njëzet e tre vjeç.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Ike larg Riccardo ike,
ishe me të dashurën, mbi motorr pasioni,
ëndërroje një mbrëmje magjike,
ta preu në mes një biçim kamioni…
Ti ike larg, fluturove lart,
pasionit i’u dhe me fletë,
pasionin e ngrite në art,
pasioni të mori jetën…
Në varrimin tënd pashë rënkime pasioni,
dëgjova motorrat që qanin si të marrë,
klithnin djelmëria dhe veten shikonin,
përse ndodhi? Përse vallë?…
Dhëndërr të donte nëna dhe babai,
ti sapo u rrite, sa u bëre burrë,
e priste nëna nusen në shtëpi,
sidoqoftë je gjallë, s’do harrohesh kurrë…
Lamtumirë RICCARDO!

TITI…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.