30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

“Ata që duan që ne të mos ishim”.

Aurel Dasareti

“Ata që duan që ne të mos ishim”.

Artikulli është botuar në disa portale kombëtare ku postoj vite me radhë. Dhe, kam pranuar letra të atdhetarëve të vërtetë, të vendit dhe diasporës, që shprehin shqetësimin e madh për vdekjen përfundimtare të atdheut dhe kombit, sidomos nëse intelektualët e mirëfilltë nuk zgjohen menjëherë dhe të unifikojnë veprimet, veprojnë…

Më poshtë po shkruaj disa fjalë të thjeshta.

Askush nuk mund t`i detyroj shqiptarët të luftojnë për përmirësimin e kushteve më elementare të jetesës. Lirinë nuk do t`ua sjellin të huajt. Shkaku i tragjedisë (vetëvrasjes) dihet. Fajtorët dihen. Urdhëroni, zgjohuni dhe zgjidhni mënyrat. Nëse jo, plehrat do ta vazhdojnë hajninë, korrupsionin dhe kriminalitetet e llojllojshme sepse nuk frikohen prej jush. Sepse, shumica e popullit logjikon si ajo përralla: “Bënë zot ëndërr” (…)

PS: Më falni për shprehjet, unë nuk mund t`i quaj zotëri të korruptuarit, kriminelët, pedofilët, servilët e pushtuesit, plehrat, këlyshët, dobiçët, që tradhtuan dhe shkatërruan kombin dhe vendin e gjyshërve të mi, sepse kjo do të ishte një ofendim i racës njerëzore, t`i fusim të gjithë në një grup në vend që t`i ndajmë të mirët nga të ligtë. Si do të reagojnë pasardhësit tanë që do të asimilohen: Ishte një herë një Shqipëri dhe një komb shqiptar, por e shkatërruan zotëri kriminel filani, zotëri kriminel pedofili, zotëri kriminel servili…

Tragjedia është se trojet tona zbrazen tërësisht nga rinia e pashpresë. Kjo ka qenë motivimi im kryesor për të shkruar në mediumet shqiptare prej moshës shumë të re, vitit 2001. Numri i nxënësve nëpër shkolla, 6-7-8 vitet e fundit  është ulur 80%. Alarmuese. Sipas gjithë burimeve të pakontestueshme, atje larg në trojet arbërore kanë mbetur pothuajse vetëm pleq. Mjerë ata që do të vdesin në vetmi. Të rinjtë që ikin nuk do të kthehen kurrë. Përkundrazi, do të ndihmojnë të ikin edhe të tjerët që kanë mbetur, me martesa apo mënyra tjera. Kjo do të thotë se pas maksimum 10 vjetësh emri ynë do të harrohet plotësisht. Vendi ku gjenden kujtimet e të gjallëve dhe varrezat e të afërmeve të tyre do të mbushen me të huaj (…) që pasi të vendosen aty do t`i nxjerrin nga varri edhe kufomat e atyre që në damarët kishin gjak shqiptari. Për këtë kanë shumë faje mediat gënjeshtare, gjysmë gënjeshtare dhe ato që heshtin sepse e kanë shitur prapanicën. Pasiviteti i shqiptarëve…Turp, Trishtim…

Kalofshi mirë të gjithë ju, Aurel Dasareti

“””””””””””””””””””””””””

Gjokë Dabaj

I nderuari Aurel Dasareti! Shqetësimi yt është real. Edhe unë, edhe shumë tjerë, jemi shumë të shqetësuar, madje të alarmuar, lidhur me gjendjen në krejt kombin tonë. Ata që nuk i duan shqiptarët po punojnë në mënyrë intensive dhe të organizuar, të hapur dhe të fshehtë. Kjo s’është diçka e re në historinë tonë. Por tani armiqtë tanë i kanë shumëfishuar përpjekjet, sepse janë trembur nga fuqizimi ynë. Janë trembur nga krijimi i Republikës së Kosovës krahas Republikës së Shqipërisë, që, për ta do të thotë dyfishim i potencialit tonë. Pikërisht këtu ne nuk po dimë të kundërveprojmë. Qysh në vitin 2011 unë kam botuar librin “Strategjia e shqiptarëvet”. Nuk është libër thjeshtë për t’u lexuar. Është libër që kërkon rrugëzgjidhje dhe organizim të shqiptarëvet në kohën tonë dhe në rrrethanat e kohës sonë. Por janë fare të pakët ata njerëz që kanë kërkuar të kontaktojnë me mua, në mënyrë që të bisedojmë çfarë duhet të bëjmë. Të lutem, nëse je i të njëjtit mendim, hajde të takohemi e të bisedojmë. Unë nuk kam kurfarë mundësie materiale për të lëvizur. Me dëshirat më të mira, Gjokë Dabaj, kryetar i institucionit kulturor “Përkujdesja Gjithsqiptare”, Shijak Republika e Shqipërisë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.