Para një muajsh e shkrova një letër me titullin:
“Nëse shihni një keqbërës dhe nuk e korrigjoni atë, zemërimi i Zotit do t’ju godasë si një rrufe”
***
“Kosova – një vend i kapur nga mafiozët, nuk ka të ardhme…
(…)Popullsia e Kosovës dëshiron të largohet. Larg varfërisë, korrupsionit, krimit dhe një jetë pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Arratisja nga Kosova ka qenë e jashtëzakonshme këtë dimër.
Nuk ka rrugëdalje nga paaftësia pa një reformë rrënjësore. Por për shkak se politikanët kryesorë janë gjithashtu pjesë e sistemit të rrënjosur të korruptuar; pra, janë problemi kryesor e jo zgjidhja, kjo do të marrë kohë. BE, SH.B.A dhe NATO kanë një përgjegjësi të madhe për shtetin që ndihmuan për të krijuar.
Pak sipërmarrës nga shtetet perëndimore do të investojnë në një vend që është korruptuar aq shumë, dhe ku lidhjet midis politikanëve, qeverisë dhe krimit të organizuar janë aq të ngushta. Ndihma e huaj dhe paratë që dërgohen në shtëpi nga shumë shqiptarë të Kosovës që punojnë jashtë vendit, është ajo që sot (përkohësisht) e mban vendin disi të mos fundoset tërësisht. Nuk ka asnjë bazë për të ndërtuar një të ardhme.(…)