13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Aurel Dasareti

Nuk kanë aspak rëndësi mendimet e tij «patriotike» kur «akademik Frashëri» bashkëpunon – vepron – me armiqtë kundër popullit që e lindi dhe tokën (vendin) ku u rrite

·     Askush nuk e ka detyruar të bashkëpunoj me falsifikatorët – është angazhuar vullnetarisht sepse është paguar nga të huajt.

·     Arsyetohet se ai nuk i ka shkruar ato (ofendime) falsifikime për gruan shqiptare, për masakrën e Reçakut etj dhe se është redaksia që nuk e pyet atë –   por ama Frashër “shqiptar akademiku jonë” nuk është tërhequr nga ai projekt pis (fals), pra e ka miratuar duke e firmosur me emrin e vet. Domethënë është pajtuar.

·     Ka marrë pjesë (2018) në promovimin e librave bajga- të falsifikatorëve të historisë shqiptare, pra është pjesë e dashakeqëve që mbron kriminelët serb, i amniston, në kurriz të popullit të vet të masakruar. Amniston xhelatin, ofendon viktimat.

·     Masakrën e quan incident. Incident është për shembull, sikur Frashër “akademiku” është duke ecur në ndonjë rrugicë shumë të ngushtë të katundit ku shtëpitë janë të ngjitura njëra me tjetrën, dhe rastësisht, ndonjë djalosh 7-8 vjeç, duke u pshurrë prej çardakut, e pshurrën mu në kokë akademikun i cili rastësisht u gjend atje poshtë në rrugicë, në vend të gabuar në kohë të gabuar.    

Po ku ka histori alternative? Gjerat ose kanë ndodhur ose nuk kanë ndodhur. Kam shkruar para 20 vjetëve për një “incident” timin kur isha nxënës i klasës tretë të shkollës fillore. Derisa mësuesja shpjegonte diçka, unë bëja pak zhurmë, ajo më tha:

“Aurel, mos na shqetëso sepse nuk ndihem mirë.”

Unë: “Pse nuk ndihesh mirë mësuese?”

Ajo: “Sepse jam pak shtatzënë.”

Unë: “Mësuese, fol vëlla, sqarohu të merremi vesh si duhet, a je apo nuk je shtatzënë. Femra nuk mund të jetë vetëm pak shtatzënë. Ose është, ose nuk është.”

Kështu edhe Frashër “akademiku”, ose është patriot dhe nuk nënshkruan pisllëqe, ose është bashkëfajtor me ata tjerët.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.