7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Autor: Inxh. i dipl. Abdullah Begolli Inxh. i dipl. Xhafer Murseli- Specialist të fushës së energjisë

JO GAZIT të huaj për termocentrale shqiptare !
Sa më tepër që po kalon kohë, po shihet se ҫ’far kurthesh i janë bërë dhe po i bëhen shqiptarisë mbarë.
Aprovimi i para pak ditëve në Tiranë i projektit serb ballkani i hapur, apo msh, apo procesi i Berlinit,.., që pavarsisht emërtimit , ka të njëjtën përmbajtje- thellësisht kundërshqiptare- është rezultantë e të gjitha kurtheve.
Po projekti i gazit ҫka do të thotë ?!
Ka kohë që po flitet edhe për furnizimin e shqiptarisë me gaz të huaj, i lëngshëm apo gaz natyror rus.
Burimet energjetike, kanë qen, janë dhe mbeten problemet kryesore të njerëzimit, saqë edhe luftat në botë, bëhen kryesishtë për përvetsimin e tyre.
Ka vite që përgjithësishtë mes shkrimeve analitike, librit etj., e kemi trajtuar punën e pasurive tona natyrore kombtare dhe veqanërisht të burimeve energjetike si baza kryesore e këtyre pasurive kolosale të cilat i posedon gjeografia shqiptare, e që njëherit janë edhe vet jeta ngase pa energji ska jetë.
Më tepër se ҫ’kemi shkruar në analiza dhe në librin Energjia rreth kësaj qështjeje s’kemi ҫ’të themi, megjithate diҫka duhet thënë.
Cilido që të jetë qëllimi i fundit për projektin e gazit i cili sa vjenë e aktualizohët, shqiptarët nuk duhet kurrsesi ta pranojnë këtë projekt gazi si bazë për TC.
Pse s’duhët ta pranojnë:
1. Sepse edhe gazi sikurse qymyri dhe nafta është burim fosil energjie, i rrezikshëm për klimën dhe mjedisin edhe pse me shkallë më të ultë të ҫlirimit të CO2
2. Shteti amë Shqipëria- kishte në shfrytëzim burime të mjaftueshme të gazit dhe naftës nga trolli i vet, dhe politika atje, në vend se të pranoj gaz të huajin me ҫmime të larta, duhet ti tregoj popullit se ku u tretën burimet vendore.
3. Kosova ka rezerva dhe resurse qymyri për dhjetra shekuj, pse u dashka të heq dorë nga to kur teknologjia e përsosur e djegijes së qymyrit me CCS TC etj., i plotëson të gjitha standardet e kohës rreth klimës dhe mjedisit?!
4. Nëse TC me qymyr paraqesin rrezik për klimën dhe mjedisin, pse nuk paraqesin shqetsim rreth 20 TC me qymyr, shumë nga to të ngritura rishtas dhe në ngritje e sipër në hapsirën ballkanike apo mijëra të tilla që po ngritën në mbarë botën ?!
5. Por cilado që të jetë baza e shqetsimit – edhe nëse vërtetë do të ishte klimatike, Shqipërinë, Kosovën,.., i përjashton nga përgjegjësia, për faktin ngase energjia e përfituar nga këto lëndë djegëse tek ne krahasuar me ate në shkallë botërore, ka ndikim në klimën globale sa një litër uji në oqean.
6. Bile në këtë pikë, shqiptarët gjithsesi gjenden në krye të listës së shteteve në mbarë botën që i shfrytëzojnë burimet diellore për përfitimin e energjisë.
7. Në anën tjetër, poqese shqetsimet kanë bazë klimën dhe mjedisin, pse nuk paraqet shqetsim p.sh. TC Kosova A, që për shumë kohë i ka tejkaluar edhe kriteret më të skajshme të ndotjës, e që pa kurfar llogaritje mund të thuhët me siguri që aq sa e dëmton klimën dhe mjedisin për një ditë të vetme ky TC, nuk do ta dëmtoj një TC modern me qymyr i kohës së sotme edhe për disa vite punë.
8. Pse vetëm shqiptarëve të iu vihen kufizime, a mos ka kjo të bëjë pikërishtë me bazën e fuqishme energjetike që kemi dhe dikush ja ka qitur rrethin.
Kjo edhe për faktin që deri para pak kohe, nuk shqetsonte njeri as institucion ndërkombtar projekti i “TC Kosova e re” që ishte interes i huaj dhe fatbardhësishtë u spostua.
Thirrjet për mosdjegie qymyri me arsyetimin e klimës, janë të mira, por për më tepër bazohën në shterimin e burimeve konvencionale të energjisë sikurse shprehet fizikani nobelist:
“Kriza energjetike do të vijë dhe do të jetë e tmerrshme.”
Kur errësohet, ne ndezim dritën. Kur bëhet ftohtë, ne ngrohemi.
Sa herë që kemi nevojë për energji, për industrinë dhe teknologjinë globale, ne i shërbejmë vetes, në çdo kohë.
Por shpejt karburantet e tokës, si: qymyri, gazi, nafta dhe uraniumi, harxhohen përfundimisht. I fundit fik dritën!
Dhe pastaj?
Fizikani nobelist, Robert B.Laughlin, për të ardhmen e furnizimit tonë me energji.
Kush mundet të thotë se fizikani nobelist nuk e ka të njohur ekzistencën e pakufishme të burimeve me bazë diellore të energjisë, dhe krizën energjetike e ka bazuar vetëm me shterimin e burimeve konvencionale?!
Kush duhet ta jap fjalën kryesore për projektin e gazit të huaj ?
Në kushte normale institutet përkatëse kërkimore shkencore
Por fatkeqësia është që shqiptaria mbarë, jo pa qëllim, ka kohë që i ka shuar ato institute, shumë sosh në Shqipëri e disa në Kosovë.
Në situatën aktuale, populli shqiptar do të donte ti shihte kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti, të ulur s’bashku në Tiranë duke promovuar institute të tilla gjithkombtare, mbi bazën e analizave të të cilave, ata do ta kishin të lehtë të vendosnin mes projekteve të hueja dhe për interesa të hueja apo projekteve vendore dhe për interesa gjithkombtare, në vend se ta promovonin ndaras MSH serbosllav!
Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe të kuptojë, sa vijon:
Është e vërtetë se shkak i shterimit të burimeve, kriza energjetike botërore sa vjenë e rritet.
Gjithashtu është e vërtetë se një vend që ka burimet kolosale energjetike në trollin e vetë, të paktën për dhjetra shekuj, quhet shqiptari.
Pra te ne, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve energjetike, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.
Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë… vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.
Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "ERNEUERBARE ENERGIEN POLITIK MARKT TECHNIK ENERGIEWENDE20 SERVICE MAGAZIN 6. Juli 2020 Weltweit über 1.000 neue Kohleblöcke in Bạu und Planung Von den 2019 weltweitin Betrieb genommenen Kohleblöcken mit 68 Gigawatt stehen ca. zwei Drittel in China. Und die Asiaten bauen weltweit neue Kraftwerke. 6korrik 2020 Mbi 1.000 blloqe tẽ reja qymyri nẽ ndërtim dhe planifikim në të gjithë botën Rreth dy te tretat e blloqeve tẽ qymyrit 68 Gigavat tẽ leshuara nẽ punë nẽ tẽ gjithë botën nẽ vitin 2019 ndodhen nẽ Kine. Dhe aziatikët po ndërtojnë termocentrale tẽ eja nèpër botë."
Reagim me shkas ndaj paraqitjes se ministres Rizvanolli rreth projektit te gazit rus !
Opinion nga:
Ing.Xhafer Murseli
Ing.Abdullah Begolli
MASHTRIMI vazhdon !
Ajnshtajni ka thene:
Mund te thuash se e kam kuptuar nje gje, nese je n’gjendje qe ta besh qe ta kuptoi edhe gjyshja jote.
Nuk ka thene mire Ajnshtajni, apo duhet te jesh gjyshe qe ta kuptosh kete paraqitje te ministres Rizvanolli rreth energjise, kete nuk e dijme, por nga sa u lexua ne te, s’morem vesh gje me vlere per shqiptarine, perkundrazi gjithҫka ne sherbim te dreqit e te birit!
Ajo qe u kuptua nga ky postim i ministres eshte nje nenshtrim i skajshem ndaj “keshillimeve” te hueja per nevojat e furnizimit me energji te vendit tone.
Nuk eshte marre te mos dish nje pune apo nje tjeter, por eshte faj nese e mer nje pune qe s’je ngjendje ta mbulosh.
Energjia nuk eshte pune e vogel qe ti pranosh deshirat e hueja per vendin tend, por eshte shtylla kryesore e sigurise kombtare per secilin popullin dhe vend.
Rreshqitja ketu, me ose pa qellim, eshte katstrofe kombtare qe s’mund te riparohet kurre.
Plasimi i gazit te huaj, do te thote pervetsim i qymyrit dhe burimeve tona energjetike, sepse qymyri nuk do te mbetet pa u djegur, kete vetem te marret se kuptojne.
Eshte fajtore kjo ministre qe i duhet ta kryej detyren e mare nga KM Kurti, apo jane fajtor KM Edi Rama & Albin Kurti qe sa duket kane mar obligim ta kryejne detyren e mar nga miqte nderkombtar, kete do ta vertetoj koha.
Edi Rama & Albin Kurti, aktualisht KM ne Shqiperi dhe Kosove, apo kushdo tjeter qe ndodhet ne pozita pergjegjese shtetrore, nuk duhet ta luajne rolin e te diturve mbi njerezor apo te te paditurve te skajshem, per te mos i kuptuar projektet thellesishte kundershqiptare qe po i promovojne.
• Edhe sikur te gjitha te mirat ti kene bere per popullin dhe vendin, aprovimi i MSh dhe plasimi i gazit rus ne shqiptari, jane fund e krye vepra kunderkombtare qe do i fundosnin te gjitha te tjerat nese do ekzistonin.
• Keta ne vend se te promovojne vepra te tilla kunderkombtare, do te duhej te promovonin TC te perbashketa, psh. me teknologji Made in Germany, centrale diellore dhe vepra tjera burimore shqiptare, ngase i kemi te gjitha mundesite ne token tone si rrallekush tjeter ne glob.
• Do te duhej, te promovonin institute te perbashketa kerkimore shkencore nga te gjitha fushat, e nga te cilat do te projektoheshin kahet e zhvillimit te vendit dhe popullit.
• Do te duhej te promovonin fabrika dhe vepra tjera te perbashketa qe e ndalin largimin dhe shpopullimin marramendes te vendit.
• Pse KM shqiptar nuk organizojne konference shkencore kombtare mbi energjine dhe ta marrin mendimin e specialisteve vendor dhe te huaj ?
• Pse KM shqiptar nuk bejne referendum popullor qe poulli te vendos vet per gazin dhe interesat tjera te tij por shtihen si teper te arritur dhe vendosin mbi popullin, mbi interesat e tij- per interesa te hueja.
• Pse nuk i bejne keto qe u ceken KM shqiptar-ciletdo qofshin , e munden ti bejne keto nese s’guxojne te bejne referendum bashkimi.
• Nga kush frigohen, dhe nese kane frige duhet te mbeshteten tek populli e jo ta mashtrojne per interesa te hueja.
• Do te duhej shumeҫka e mire te behej nga udheheqjet shqiptare, por fatkeqesishte jo, nuk po behet, perkundrazi po vazhdon e keqja e trasheguar nga parardhesit e tyre.
Pyetja eshte: Ҫka na mungon ne shqiptareve qe te ecim dhe zhvillohemi krahas me te tjeret?!
Ne nuk jemi te mesjetes qe t’mos e kuptojme se ҫka kemi ne vendin tone, cilat burime energjetike i kemi etj., ҫka eshte gazi, nafta, qymyri etj, qe t’gelltisim gjithҫka qe na servon dikush per interesa te veta.
Edhe nese jane shuar institutet e mirefillta shkencore ne Shqiperi dhe Kosove, ka specialiste te mjaftueshem shqiptaria qe i dijne mire burimet qe i kemi, nevojat dhe mundesite e plotesimit te tyre, i dijne shume me mire se keta qe ju keshillojne juve te politikese dhe ju nenshtroheni nga mosdija dhe frika se i humbni pozitat.
Duhet me e ngritur zerin ne kupe te qiellit, duhet me ua vizatur bardh e zi jo pak te politikes, per ta kuptuar se shqiptaria nuk ka nevoje per gaz te huaj as ҫfardo burimesh tjera energjie ngase i ka te gjitha me bollek ne vendin e vet.
Cili vend i botes apo fqinje, gjene vetem nje dhe tregoni se furnizohet me burime te hueja energjetike nese i ka afersishte burimet qe ei kemi ne?!
Shiqoni dhe i dini te gjitha vendet rreth nesh qe si kane as afersishte burimet energjetike sikurse ne dhe as ua varin se ҫka hone te tjeret, por ekan stabilizuar veten, ecin dhe zhvillohen pa u ndalur ndersa neve prapakthehu ne te gjitha drejtimet.
Ne mungese te instituteve perkatese, eshte skajshmerishte e pakuptueshme deri ne faj, heshtja e akademive, universiteteve, intelegjences,…, perball ketyre zhvillimeve rrenuese qe kane mar hov me teper se kurre !
Tymi dhe mjegulla me do tabele veturash ne Kosove apo kujdestaria ne fb e KM Rama nga ku i tregon “arritjet” e Shqiperise, jane MASHTRIM i keq.
Nuk do te ishte keq nese nuk jane mashtrim !
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Ju lumtë për punën ,djersën mundin dhei idenë që e shfaqni kudo dhe kurdoherë ,në vend dhe jashtë.Besoj se një ditë bagazhi i juaj prej intejektuali do të vijë në shprehje.Ju përgëzoj dhe ju përshëndes nga zemra …Shala e Bajgorës…respekt të pafund.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.