18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 20 Maj 2026

Autor QerimMuldaka

Ikonës se artit skenik
Margareta xhepa

Edhe vargu rrjedhë lehtë lehtë
Por dhe shpirti këndon vetë
Për nji yll të lartë të skenës
Të madhës Margaret Xhepes

Po ku të kemi moj motër madhja
Me ate imazhin tuaj fisnik ,e burrëror
Ate talent prej të madhës artiste
Që artin skenikë e ngrite lartë
Dhe e bere po aq madhështor

Zonjë e madhe zonjë e rendë
Sa e bukur po aq edhe e embël
Më at imazh që çdo herë përcolle
Në gjirin e kombit lartë qëndrove
Do të qëndrosh për jetë e mot
Gjerë sa ky komb të ekzistoj

Dhe qendron pa u krrus fare
Si njato yje që lartë shendritinë
I dhe jetë kulturës kombtare
Je vet arti je vet skena
Je ikona e kinomatografisë
Je ti idhullë i shqiptarizmës
Shembulli juaj vetëm nji ,kurr nji e dytë

Nga ma more at madhështi
Që të dha forcën dhe elanin
Apo ishe gjak i Gjergj kastrioti
I njejti gjak të rridhte në damar
Dhe s’te lindte dot të qetë
Ishte arti ishe skena ,ishe vet mbretreshë

Ah moj moter moter madhja
A ta sollën të gjorën Doruntinë
Apo kanë mbetë ende të shpërndara
Të lodhura dhe të përvuajtura
Sa në luginë dhe tek molla kuqe
Sa në iliridë ku lindi Alfabeti
Sa nga Tivari ku u derdhë gjak shqiptari
Apo në dhembjët e Çamerisë
Që ndjejmë klithmën gjerë në qiellë
Eh kosova disi tani e lirë
Por jo jo plagët e kombi s’kanë shërim
Pa u bashkua të gjithë nën nji kulëm

Ti moj motër i përjetove gjatë
Ato dhembje të kombit tend
Dhe të gjalla i vure në artë
Dhe do të mbetësh ikon
E gjallë përherë madhështore
Zoti të bekoft për jetë e mot
E shtrenjeta motra jonë

06-12-2020
Gjermani

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.