POEZI PËR VITIN E RI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.
VITI I RI
Sot gëzim të gjithë kanë
Kudo në botë e në Shqipëri
Zemra ime urimin me ju e ndanë
Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri
Vitet morën gjithçka me vete
Na sollën më shumë lot e pasiguri
Vuajtjet e trazuara të kësaj jete
Na kanë cunguar të shtrenjtën liri
Shpirtëra të vrara dhe ëndërra të prera
Jetuan në Shqipëri si dimri i ftohtë
Të ligat ishalla sot i mer era
Se populli Shqiptarë boll ka derdhur lot
Zemra ime më nuk duroj
Një rënkim fort lëshoj
Vargjet një nga një vërshuan
Lirinë ,lirinë ,vallë përse e harruan ?!
O ju njerëz të Perëndisë
Sa të kemi frymë në këtë jetë
Mos bini preh e skllaverisë
Jetën tuaj ndërtojeni vetë
Qoftë për të gjithë ky Vit i Ri
Plot begati e lumturi
Me urim po e mbyll këtë poezi
Përzemërsisht ju uroj Gezuar Vitin e Ri.
Autori : Gresilda Rrugeja