KU JE UKSHIN HOTI?
Po ku je o Ukshin Hoti
Thrret Kosova ku të kam
Burrë si ty s’kam pa që moti
Sy të mpreht, zemër luan.
Po qanë vendi o trim Dardanie
Historisë sonë ti i jep dritë
Je i gjallë o hero lirie
Lumja toka që të ka rritë.
Të prangosur në burgjet e serbisë
Të përpiu nata e zezë
O populli im, oj tokë e Dardanisë
Na duhet zbardhur këtë të vërtetë.
Dashni t’madhe pate për këtë vend
Natën dritë e bëje o yll polar
Vizionar e më i miri strateg
Me penë tradhtinë e ke vrarë.
Pafajsinë korbat s’deshën me shpallë
Kur na duheshe të na bëje dritë
Nuk të lanë të kthehesh i gjallë
Pabesisht të zunë në pritë.
Zhdukja yte aq misterioze
Na rëndon thellë në shpirt
Konjukturës politike
Je pishtar për t’i bërë dritë.
Mençuria yte s’peshohej as me ar
Vepra e jote për Unikomb shquhet
Dardania mbet pa këtë thesar
Vepra jote përherë do të ruhet.