17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

BAJAME HOXHA-ÇELIKU

 

PAGUAJ

Paguaj, paguaj e merr çmimet e 20-tës.

Paguaj, o njeri e nesër në faqe të parë të gazetës…

Paguaj, paguaj hop del libri i parë,

Paguaj, o i mjerë, vijnë të tjerë libra me radhë…

 

Paguaj, paguaj o ti mik, e ti e imja mikeshë!

Paguaj, dhe gjithçka jep për një çmim të shkretë.

Paguaj, paguaj dhe mburru se ç’do të kesh,

Paguaj, o i mjerë dhe merr një karton në xhep!

 

 

SHESIM TITUJ…ÇMIME

May be an image of Bajame Hoxha - Çeliku, standing dhe lule

Shesim tituj, çmime pa racion,

Me shumicë, kush do të blejë?

Kemi vulën dhe motivacionin,

Ti paguaj, ne shkruajmë emrin.

 

Kemi shkruar libra i shesim lirë,

Poezi, prozë po bëjmë kërdinë.

Paguan jo shumë, euro një mijë,

Emri sakaq mbi Kopertinë. (Ballinë)

 

Ti thuaj emrin, thuaje a të vraftë!

Të tjerat i ndreqim nge me nge.

Ti mos harro: ato, eurot, paratë,

Poet, prozator të bëjmë ne!

 

Kemi nxjerrë në shitje, kartonë,

“Mirënjohje” quhen, kush do?

Për sot, njëqind euro një copë,

E nesër rrisim çmimin kudo.

 

Sa bukur që ka dalë sot në modë,

Më jep para, të bëj usta!

Poezi, prozë jo dosido e kotë,

Të çuditesh t’ia bësh: ua!

 

Nga i vogël të bëjmë shpejt të madh,

Kemi vegla, të rrisim menjëherë.

Kur librat të t’i lexojnë,  zemrat u kall,

Do ulesh kafeneve me të mëdhenj.

 

Kartonë, lule plot ngjyra japim,

Të verdha, të kuqe, jeshile.

Në mes do të jetë dhe fotografia,

Që do ta shpotitë këtë hile.

 

Ejani, blini, veproni menjëherë,

Ka edhe të tjerë që shesin.

Shesin, betohemi në tonin nder,

Me euro e mbushin thesin.

 

Ne të bëjmë furçe dhe në gazetë,

Si poeti më i mirë këtë vit,

Por ki parasysh, i dashur!

Të hollat do t’i shtosh dhe një çikë…

 

Por kam dhe një studio moderne,

Recitoj aq bukur, rekord!

Por me pak euro përsipër,

Të bëj të famshëm që sot.

.

Në gazeta çdo ditë trumbetojmë,

Paçavureve u japim vlerë.

Dhe vetë e dimë që po gabojmë,

Për fat, ju, na keni blerë!

 

Ti prapë vetëm paguaj, o paguaj!

Turpin e mbajmë ne paskëtaj.

Një libër nga fillimi të shkruajmë,

Ti merr emër, tituj pandarë!

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.