Falenderoj nga zemra të gjithë emigrantët që jetojnë e punojnë në Amerikë,Itali,Angli,Greqi,Belgjikë,Francë e gjithkund ku janë që morën në duar këtë verë romanin tim ” Gruaja nga Bolonja” dhe që vazhdojnë ta marrin atë,bashkë me veprën “Një çast”(aforizma dhe poezi).Ju uroj shëndet në familjet tuaja dhe lexim të mbarë!
-Falenderime pafundësisht për vlerësimin dhe mirënjohje përherë!!
-Me dashamirësi Bardh Leci!
-Unë flas për qënien,
për fijen e flokut që shndrit,
për syrin e ballit të kulluar,për detin,
për puhizën e ëmbël që sjell era,
për valën e mbytur nga dallga
përplasur n’shkëmbinj
e bërë shkuma djerse
n’damarët e tokës për vdekje.
Unë flas për gruan e përdalë,
që kërkon të bëhet e ndershme
dhe e ndershmja merzitur me burrin
të bëhet e përdalë.
Unë flas për penën që shkruan bukur
dhe gishtat dhe zemrën e bardhë
tik-takun e orës,që mat hapin tonë
lavdinë e fituesit gjenial
paqen e humbësit real.
Unë flas për qënien,perëndimin e diellit
pulëbardhat e muzgut të mbrëmjes
gjethin me lotin e vesës
agimin e mëngjesit
gruan që lind për herë të parë
unë flas për përqafimin e nënës
gëzimin e saj.
Unë flas për qënien
matrapazë,hipokritë,ziliqarë,servilë,
për sallat që mbushen plot me pa meritë.
Flas për qënien
flas për çdolloj race,flas për pseudo,
pseudo-intelektualë,racë ekzemplarësh
epokën para gjyqit
për të vdekurit,për të gjallët
njerëzit që nuk shesin shpirtin vërdallë.
Unë flas,flas,flas……
për djaj të pispillosur,që shtiren si engjuj,
për faje dhe mëkate deri në fyt
për bukën e thyer të pa pjekur,
për rrënjën e themelit,
për pragun e ruajtur,
për gurin e cakut.
Unë flas, s’pushoj së foluri
deri sa të pëlcas
deri në klithmën e fundit unë flas,
flas për Da-senin,që bredh poshtë e lart.
Flas…
përtej mbartësve të xhelozisë,egos,ambicies
përtej thënorëve të fjalës së urryer
përtej gjurmëndjekësve të postit,
gjurmëtarve të pushtetit
përtej rendësve,rendjeve pas suksesit
Unë e ngre zërin deri në kupë të qiellit
për vlerën,vetëm për vlerën
Unë flas për qënien që pihet në kupën e verës!
