-Edhe këtë ditë,
enden si barrë e rëndë,zhurmat e fëlliqura,
e poteret e vlerësimeve të padrejta.
-Hadërmbetje xheloze me majoneta vrastare,
asnjë pendesë,asnjë tërheqje,
njeriu më i vogël,fjala më e pa peshë.
Në kthina,në vila luksoze,
në bodrume të nëndheshme
shesin trupin e tyre me rend,
prostituta,kurtiziane,
gra të ashtuquajtura besnike,
misse….,misse…..,
që dehen deri në agim,
mbi trupat e barkmëdhenjëve zaptues,
për medalje të tjera të nesërmen.
– Të gjithë flasin,të gjithë dinë,
regres n’përfillje,n’gjykim,n’arritje,
rrënuese,groposëse deri në lajthitje!!
– Në shallvare pas grilave
një zonjë sheh qytetin e saj të vjedhur,
nga demonët,intrigat,
në kohë moderne,
edhe vjeshtën e kësaj here!!
-Faleminderit-
