17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Bardhyl Bejo

Çfare dite e pa drite!

Une jam nje lexues i apasionuar i poezise e aspak specialist apo kritik i saj. Por kur diçka ne kete gjini te mrekullueshme “ngec” nuk ka se si te mos te te fuse ne boshllek, mbase mbase edhe ne “revolte”.
Kemi nje jete te tere qe e kujtojme e shpesh edhe e recitojme poezine hymn te Pashko Vases “O moj Shqypni e mjera Shqypni”, qysh femije kembe zbathur.
“….
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!”
Vite me pare e kam degjuar te recituar nga aktori i madh e i veçante zoti M. Kabashi. Ne nje takim te madh e entuziast, ai e mbylli kete poezi me “…E mos shiqoni SHOQATA E PARTIJA…” ne vend te “…E mos shikoni kisha e xhamia…”. Keq fare me erdhi ne fakt, por kur mendova se ky zoteri, ky talent i madh, ka qene (te pakten) “pak” si ashtu i politizuar kunder te “keqes te madhe” qe i krijoi mundesine te behej aktor, e kaperdiva.
Por, keto dite e degjova rastesisht poezine te recituar aq madherishem nga ana e zotit Reshat Arbana, aktorit tone legjendar, patriot e luftetar i lavdise te shqiptarise dhe Shqiperise ne çdo kohe dhe sa nuk u coptova nga hidherimi kur vargjet hymn, i mbylli me :
“…
E mos BRAKTISNI JO kish e xhamija
VEÇ E PARA FE E shqyptarit është shqyptaria!”
Ka dy alternativa. Ose ne kohen “tone” (edhe te aktorit te madh), apo ne kohen e “ATIJ”, keta poete tribune jane çensuruar, gje qe te ben te dyshosh ne se kemi lexuar Naim Frasherin, Nolin apo deri Migjenin ne origjinal, ose ne kohen e “KETYRE” po çensurohet pak nga pak jo vetem historija e vertete, por edhe origjina e vete popullit.
Pa aspak mundim, nenkuptohet se i madhi Pashko Vasa nuk mohon as kishen e as xhamine. Ato duhen “lene ne pune te tyre” para rrezikut antishqiptar. Ashtu ndoshta edhe si sot! E ç’fare mund te na zgjidhi sot xhamija, kisha apo kleriket e saj te nderuar kur “intelektuale te shquar” shqiptare dalin e deklarojne se edhe “pjestare te UÇK kane kryer krime ndaj serbeve”?
“””””””””””””””””””””””””””

Pak gjate per ata qe ma kane ngene.

Ne fakt ne pamje te pare, nisur edhe nga sa kemi degjuar, shqiptaret kane nje te mete qe nuk meren vesh ndermjet njeri tjetrit. Ky eshte edhe fakti qe shteti, perveç atij autoritar, nuk eshte i qendrueshem, opozitat me poziten veprojne ne drejtime te kithta, duke e konsideruar njera tjetren “armike”.
Por a eshte keshtu ne te vertete? Une nuk e kam pergjigjen e duhur, e druaj se kete pergjigje e kam te veshtire ta formuloj. Pasi per dite ka raste kur nuk meremi vesh, nuk kuptohemi e acarohemi, gjendje kjo qe shpesh pergjithesohet duke e bere pershtypjen e pare postulat. Nuk meremi vesh me njeri tjetrin?!
Por kurre nuk behemi armiq! Qe te behesh armik me dike duhen disa kushte te veçanta. Se pari njeri prej te paleve duhet te jete i poshter, qe do te thote ose hajdut, ose kriminel, ose tradhetar, karakteristika keto qe gjenden kudo, ne çdo popull. Çdo gje tjeter e pa moraleshme apo e pasjelleshme etj. jane fare njerezore, te cilat shmangen apo shuhen sipas nivelit kulturor, i cili eshte kapitull me vete, e qe mvaret vete nga te tjere faktore qe ketu nuk ka vend te shtjellohen.
Me ka vajtur ne mendje, ja ashtu si kot, thjesht duke hulumtuar komunikimin ne hapesiren time te facebook-ut. Megjithese jemi nen shoqerine “miqesore” te qindra e mijrave njerezve qe nuk i njohim, me karaktere, nivele, bindje e temperamente te ndryshme, komunikimi aty na pelqen e ne pergjithesi nuk na krijon probleme te dukeshme, shqetesuese. Holle holle fb-u eshte nje gjendje e realitetit qe seicili e jeton sipas menyres te vet. Ne se ne jeten e perditeshme je i apasionuar pas luleve, edhe fb-u do te kete sado pak lulezim, apo muzike, apo poezi… Ne se je i prirur ndaj mohimit aty do te te gozhdoje fb-u te mohimi, apo te ndyresite ne se rruges kur kalon apo atje ku punon meresh me qelbesirelleqe.
Ne jemi nje popull me teper se i mire, jemi nje popull fisnik. Jemi te varfer por shpirt bardhe! Jemi mesdhetare, gjake nxehte, por ne deje ai gjak qe na rrjedh, rrjedh si mjalti i embel! Nuk kemi shume kulture, por injorancen e urrejme! Na thone te pushkes, por jo! Librin, shkollen, arsimimin, deshiren per to i kemi vene mbi të, kane derdhur gjak shqiptaret me librin shqip ne gji! Nuk jemi shume besimtare? Jo! Nuk ka besim pa dashuri e respekt. Shume veshtire se mund te gjendet ndonje popull tjeter besimtare qe te besoj te familja sa ne, se sa dashuri ka shqiptari per femijet e vet, se sa besim e çfar adhurimi hyjnor ka ai per nene e per babe, nuk gjen shpesh njerez qe lotojne per vendin e vet kur largohen prej tij.
E themi dhe e permendim fjalen poshtersi, por nuk e njohim ate, njohim poshtersite qe te tjeret kane bere ndaj nesh. Me bajoneta i kane therur foshnjet ende pa dale nga barku i nenave heroike çame te pervuajtura nen strehet e shtepive te tyre dhe edhe sot e kesaj dite te poshtrit nuk i njohin poshtersite e tyre. Syte ju a ka nxjere shkjau shqiptareve te Kosoves dhe peshonin kaçilet e pergjakura te mbushura me to duke bere garen e poshter te antishqiptarizmes dhe ende edhe sot te poshtrit nuk rreshtin ti poshterojne edhe me, te mos e njohin shtetin e tyre e te vazhdojne te quajne martiret vrases e vrasesit e vertete heronj.
Kurre nuk mund te mbaroje kjo bisede shoqerore, kaq halle, veshtiresi e pengesa ka kaluar ky popull i mrekullueshem, ky populli yne! Problemi eshte se kemi ngecur peng i nje rengu qe njerzit e ligj ja kane taksur, per ti denigruar, per ti shperndare e per ta shuajtur dashurine qe shqiptaret kane per njeri tjetrin e per vendin e tyre. E ky plan nuk ju ka dale keq! Sepse si kudo edhe te ne gjarperinj e zvarranik te peshtire ka patur e ka. Jane pak, por per fat te keq jane si ajo pika e mulles te qelbur qe e kthen qumshtin e mbledhur me mundim ne kos farmak.
Po e kemi nje te keqe, por jo per fajin tone. Per faj te izolimit shume shekullor qe na kane imponuar popuj te eger e pushtues te ardhur nga tajgat e shkretetirat, duke na lene ne dore bajraktaresh. Ende vazhdojme me keta bajraktare! Dikush idjot, dikush kriminel e dikush mendjemadh, por sidoqofte bajraktare. Le te shpresojme se deri tani ky mentalitet eshte tronditur. Le te shpresojme se ne kokat tona pake naive po na futet ai ligji i “zotit” se “jam une qe je ti” pas te ciles rrjedh rregulli demokratik “liria jote mbaron aty ku fillon liria ime”. Le te shpresojme se kjo kohe vetmije per shkak te epidemise na e nguliti mire ne mendje se ne fund te fundit para se gjithash e mbi çdo gje jeta ime, e familjes dhe e vendit tim prevalojne mbi gjitheçka. Ata qe zgjedhim te na drejtojne ne se nuk jane si mua, nuk me ndihmojne mua, familjen e vendin tim, jane nje zero, jane ne rastin me te mire te paafte, llapazan e mashtrues, e ne rastin me te keq skllever e bije sklleverish, tradhetar te popullit e kombit.
Duken pak patetike çfar thashe me siper, por nuk e bej veten me faj. Sepse u perpoqa qe mendimet ti formuloj si argumenta, e mundet qe edhe nuk ja kam dale. Por pak me pas fundit te kesaj kolere (natyrisht ne se…), i rezervoj vetes te drejten e konfirmimit, apo ne te kundert te pergenjeshtrimit te tyre e te hedhura pake shpejtas. Sidoqofte i thashe ato qe po me gerryenin nga brenda.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.