Gezuash mandatin e trete o zoteri!
Ka lloj lloj personazh te te cilet intelekti nuk ju perputhet fare me pamjen apo veprimet qe ben. Por te ky lloj opinionisti, natyra ka falur mosperputhje te hatashme pa kursim. Mbreme me Kryeministrin e vendit ka shkelqyer!
Perveçese pyetjet qe bente ishin permbajtje fjalesh qe nuk lidheshin me njera tjetren, ne pergjigjet qe priste mimika e fytyres i nxirte ne pah misterin e jetes. Qeshte me hungerima barku dhe syte i zgurdullonin seriozitet shembullor, brenda nje kafke te zbrazet komplet.
Nderhynte tamam kur duhej te degjonte, pasi veshet i rrotullonte si elika dhe lekura e hundes i skuqej per dreq ne vend te majave te vesheve. Çdo fjale, çdo shprehje, nen nje artikulim germash kristal te paster, por “lumpen” ne kuptim, dukeshin si produkt i nje kuzhine ku grosha gatuhet jo per te mbushur stomakun por per te pompuar zorren qorre.
Ne fund fare mendova me te vertete qe natyra te kjo cope mishi, nuk kishte kursyer asgje, perveçese ka ngateruar funksionet e organeve brenda te njejtit trup. Hundet me veshet, koken me kembet, trute me zorret dhe organet e jashteqitjes me artikulacionet e formimit te zerit. Nje kryeveper e vertete, pas te ciles gjithkush tjeter, debil, hajvan e budalla zbehet dhe shuhet para ketij zjarri kaq te hatashem te nje “idjoti” te tipit te ri, produkti te veçante te universiteteve tona, te cilat ne jo pak raste fizikantit te diplomuar i mesojne se si ne jete te çaje perpara si tullaxhi, apo historiano-filologut si kovaç i shkelqyer lopatash.
E vetmja gje qe nuk me pelqen eshte loja aktoreske qe ben zoti KM, kur ankohet se pse e nderpresin e nuk e lejojne te flase. I ka naze! Jane finte qe ben para zgjedhjeve qe vine. Çfare te thote, e perse te mburet, kur ka perpara opinioniste “kundershtare” qe kane vene ne bast humbjen e opozites?
“E ke ne terezi ti o byrazer” me keta “pijanecer” qe te vene perpara. Te ma gezosh ate mandatin e trete o zoteri!