7.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Shkurt 2026

Bardhyl Bejo

Nuk ka se ku te shkoje me turp!May be an image of 5 njerëz dhe mjekër

Por meqene se te ne edhe turpi eshte bere teper relativ, besoj se do biem dakort me ata qe kane ndjekur qofte edhe 5 minuta te “famshmin” Zona e lire, se me tej ky emisjon me siguri qe do te kaperxej çdo lloj “lirije”. Ai eshte bere gati te futet nen çarçafet e kujtedo qe ka “nderin” te jete i ftuar aty.

E keqja eshte se ne nuk jemi nje vend normal! Te pese keta qe jane ne foto, e qe e mbajne veten per gazetare e analiste, zhvilluan dhe i toleruan vehtes mbreme nje “shou”, ku u fol per “pederastine me minorene” te njerit si dhe per … bashkeshorten e tjetrit, e cila kerkoka “ndihme” nga shoqerija …

Dhe, ja ashtu nen “korrektesen” e drejtuesit “serioz”, çfaqja vajti deri ne fund me gallate e me te gajasura.

Keta jane analistet tane qe japin mend ne çdo ekran tv. per te ardhmen e Shqiperise. Ne fakt po keta te kater (pa showmanin qe ka kaperxyer stratosferen) jane “profesora” qe japin mesim studenteve neper universitetet tona.

O moj Shqypni e mjera Shqypni

Kush te ka qet me krye ne hi

Ti ke pas kene nji zonje e rande

Burrat e dheut te thojshin nane…

Me sa duket poeti i madh Ndre Mjeda, pa le se per çfare pjese te Shqiperise e ka pas fjalen! Per aty ku ka “pederaste”, apo per aty ku grate kerkojne “ndihme” nga shoqenija e bashkeshortëve!?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.