16.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

Bardhyl Bejo

“Laskuriq me duart ne xhepa”.May be an image of 4 njerëz, televizion, screen dhe E brendshme
Sot politika eshte bere nje lloj profesioni “idjot”, qe si ajo ushunjeza na pi jeten, duke e varferuar ate perhere e me teper. Nuk e di mire, por aq pak kontakt sa kam patur me te huaj, konstatoj se ne rastin e zakonshem ata nuk meren me te (politike) dhe ne te kunderten, dallohet fare mire qe preokupacioni per te, ju vjen pergjithesisht nga shqetesimet qe akumulojne, ndaj dukurive korruptive apo parazitizmit te perfaqesuesve te saj, veçanerisht administtates.
Kurse te ne jo! Te ne politika eshte bere buke e perditeshme me te cilen “ushqehen” te gjithe, per çudi qysh nga te rinjte. Çfar humbje e temerrshme kohe dhe energjie!! Sa me i varfer vendi, aq me teper qytetaret meren me te : politika eshte burimi me i mire i perfitimeve financiare pa investuar asgje.
Te ne, me mire njihet jeta e politikaneve se sa e njerzve te shkences, te artit dhe ne pergjithesi te krijimtarise. Njihet Myslym Murrizi e shpesh nuk njihet Ismail Kadare, njihet Xhelal Mziu e nuk njihet Mentor Xhemali, njihet Nard Ndoka e nuk njihet Feim Ibrahimi etj.
Ne politike nuk mund te kete njerez te medhenj apo influent, me perjashtim te rasteve kur aty çfaqen reformatore qe kaperxejne epoka, gjenerale qe kursejne e mbrojne jete njerzish dhe ekonomiste qe pershpejtojne zhvillime. Gjithkush tjeter, ne rastin me te mire eshte krejt i zakonshem, qe kryen nje pune te caktuar si çdo lloj pune tjeter. Ne raste te tjera, ose kemi te bejme me kriminel ose me defiçente, qe ushqehen nga vete defiçensa sociale qe nje pjese e shoqerise tone manifeston shpesh.
Thjesht per te ilustruar kete mendim, po ju kujtoj biseden e kesaj “bibe” ne foto, qe jemi te “detyruar” te shohim ne ekranet tona me te rendesishme. “Per ne nuk kane rendesi faktet me teper se llogjika qe te çon te faktet” thoshte mbreme kjo mjerane per te vertetuar “terheqjen nga zgjedhjet”, duke demostruar haptas mentalitet te shemtuar autokrat, deri edhe fashist.
Dhe ne votuesit qe e kemi kryer detyren tone duke votuar, duhet te durojme njekohesisht edhe marrezite e kesaj “trimereshe” e co, bashke me levizjen e gishtit tregues, qe te kujton gjyqet e “komunisteve te mjere” neper skenat e teatrove proletare. Kesaj e ketyre, qe ne vend te “thyejne koken me njeri tjetrin” dhe te riorganozojne opoziten e duhur, mungesa e te ciles po na denon me gati stanjacion te perhershem por me “bojra”, sperdredh ate zerin e vet “burrnor” se “pse te japi doreheqje kryetari i partise qe humbi, kur ai perfaqeson nje figure solare?”
Nuk ka faj, as ajo e as ata, as ne e as kerkush. Kemi 30 vite qe “lundrojme” ne varferi e pasiguri, ne injorance e krim, ne dembelizem e paaftesi, ne pabesi e ne mashtrim dhe ende vazhdojme te veme politiken ne plan te pare. Per sa kohe do te vazhdojme keshtu, per sa kohe do ta vleresojme politiken me vleren e ketyre lloj “komunistesh antikomuniste”, per sa kohe fatin e familjes e te femijve do ta lidhim me fatin e politikaneve e jo te ekonomise e zhvillimit, ja keshtu do te mbesim, te mjere, te perbuzur, laskuriq per faqe te zeze e me “duar ne xhepa”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.