15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Bardhyl Bejo

“Non grata”, pasqyre kombetare!
Eshte momenti te ballafaqohemi me veten. Çfar duam e si e mendojme te ardhmen!? Deklarimi “non grata” i Berishes, i ketij kryegangsteri te demokracise shqiptare,May be an image of 4 njerëz i ketij “komunisti” te degjeneruar dhe zjarrvenesi te shqiptarise, eshte pasqyra ku mund te shihemi. Duke perjashtuar ketu, ate lajthitjen antishqiptare te Presidentit “shqiponje”. Sepse per ate nuk mund te thuash asnje fjale para se te konkludojne mjeket psikjater.
Shqiperi e pamvarur? Po! Deri tani Shqiperia eshte nje vend i pamvarur, nje shtet me bilanc e me karakteristika individuale, nje vend qe aspiron e praktikon aritjen e demokracise me nje sistem politik pluralist dhe nje vend qe afro 38 perqint te popullsise jeton ne emigracion.
Por kaq! Ne kete bote nuk ka asnje vend qe te jete ne kuptimin e plote i pamvarur. Fillon ky klasifikim nga vete Amerika e perfundon ne Shqiperi, gje qe besoj se nuk ka nevoje te shtjellohet, per arsye krejt te njohura.
Aq me teper ne Shqiperi! Se pari per arsye te vete klases tone politike, e cila sipas mendimit eshte nje grupim (me diferenca te paperfillshme) krejt i degraduar dhe me nje nivel qe nuk e kalon nivelin mesatar te qytetareve.
Me sa kuptoj, te ne ka nje paradoks. Ne se shpallja “non grata” do te binte mbi koken e zotit Rama (le te supozojme), jam thuajse i sigurt qe, veç sjelljes arrogante e diabolike te partise te Berishes, masa e gjere e socialisteve do t’a “shisnin” brenda 24 minutash. Dhe me te drejte!
Sepse jemi nje vend qe per turpin tone deri me sot kemi jetuar duke “vjedhur” vetveten. Ne kemi pasuri nentokesore e nuk kemi aspak aftesi perpunuese te tyre. Ne kemi nje toke te bekuar e jetojme me 2 ne 3 pjese me produkte te dyshimta eksporti. Ne jemi nje superfuqi ujore, dhe nuk shuajme dot etjen me uje. Ne kemi nje fshat fantazem dhe i bejme reklame turizmit agrar, thjeshte per te genjyer veten nga katastrofa ku e kemi futur ate bashke me pasurite e tij. Jemi nje vend qe nuk kemi as edhe nje rezerve! Perkundrazi jemi zhytur deri ne fyt ne borxhe, te cilin me keto mend qe kemi, nuk do ta shlyejme asnjehere.
Pra ne jemi nje vend i PUSHTUAR! I pushtuar nga varferia materiale e morale dhe i mbingarkuar nga marrezia e madheshtise, pikerisht karakteristike sidomos e vendeve mbi te cilet dominon injoranca dhe politika primitive.
Ne ate vend ku marin fryme shqiptaret, ne Tirane ashtu dhe ne Prishtine sot, kur nuk jemi ne gjendje jo vetem t’a mbrojme ate qe quajme atdhe, por as vete shtepine ku mbajme frymen çdo nate, po fryne erera te zeza te tradhetise dhe te maskarallekut, te injorances dhe te llumit intelektual. Ne se kjo e vertete nuk njihet, askurre nuk kemi per te qene ndonjehere vend mjaftueshmerisht i “pamvarur”. Perkundrazi!
Nga ana tjeter, media na e ka bere jeten edhe me te veshtire me turlilloj idjotesh. Keto dite, ku minimumi duhet te predominoje heshtja dhe kujdesi per te mos na “shkare kemba”, ja edhe keto dite, kjo medje na nxjer e na jep mend me disa nga keta, qe perpiqen te shkelmojne gjitheçka qe kemi aritur deri me sot, ne gjitheperfshirjen miqesore qe SHBA-te kane shperfaqur per popullin e vendin tone.
Une nuk e ngateroj miqesine me Ameriken me te drejten e njeriut, aq me teper perballe kontributit qe Sali Berisha i ka dhene demokracise shqiptare, thote kjo zhgarravine ne “Open”, i cili as qe e kupton se çfar ka ndodhur ne kete vend, as qe e ka idene se çfar perfaqesojme ne e çfar eshte SHBA per ne, as qe e vret mendjen e vet sa te nje mize se ku fillon e ku mbaron e drejta e jone ne raport me ate te shtetit amerikan, as qe i bie nder mend qe menjehere sa ai permend emrin e sekretarit amerikan, ne sekonde kthehet ne nje tartabiqe qe te qelb e neverit.
Dhe ky i lajthitur qe pretendon se eshte pedagog universiteti, por qe nga pikpamja e ndergjegjes profesionale nuk arin as deri te niveli i rojes te universitetit ku genjen e kerdis studentet e mjere, ka kurajon te percaktoje edhe se kush e paska te drejten ta perkrahe miqesine me Ameriken, a thua se shteti amerikan na ka lidhur kerthizen e nuk e ka fituar pozicionin e vet gjeopolitik me merit e kontribut ndaj popullit shqiptar.
Mjere te perndjekurit politik ne se perfaqesohen nga ky merhum i peshtire, mjere edhe ne se çfar letyrash na darovisin ekranet tona kaq te dobta.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.