-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Bardhyl Bejo

Miqtë “armiq” të fb-ut.
Si shumëkush, unë shkruaj në fb së pari për kënaqësinë time. Shpreh ndonjë mendim apo ndodhi edhe për miqtë e mi të nderuar, prej të cilëve pranoj çdo vërejtje e sugjerim, përveç ndonjë miku “armik” i cili ka si qëllim ofendimin. Siç një “koleg”, të cilin nuk e njoh edhe sot, por që me sa duket më njeh mirë, i cili në mënyrën më të poshtër më ofendonte diku, gjoja me të “vërtetën” e mendimeve të mija, të një “komunisti që kisha punuar në aparatin e K.Q.”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Ka plotë injorantë, si puna e këtij primitivi, që u futën e mbaruan universite, por që nuk mundën të shkëputen nga instiktet e poshtërsisë dhe të urrejtjes të tyre familjare, të shpifësve apo të spiunëve të rëndomtë, të cilët në kapërxyell të ndërimit të regjimeve, veshën uniformën “komunistit antikomunist” të Berishës, me anë të së cilës, “frymëzuan” e dogjën krejt vendin, duke ngrohur duart në zjarrin e tij dhe duke vjedhur në të njëjtën kohë deri bukën e gojës të fukarenjve.
Por kurrë nuk ma ka prerë mendja se “loja vazhdon” edhe sot e po njësoj. Përveçëse me ndryshim të paraqitjes. Nga “zgërrdalla” të vrimave të kohës time, në “zgerrdalla” të banaqeve të sotëm ku thithet “tymi i lumturisë”.
Ditë më parë, në forme satire bëra një shkrim të shkurtër, lidhur me një “person” që dukej diku, në një dokumentar kushtuar dorzimit të titullit akademik ne Paris, krenarisë shqiptare z. Kadare.
Në vijim të kësaj fryme, “personi” që dukej aty më krijoi idenë e një “zbuluesi francez”. Kaq! As emër, as poshtërim. Një satirë që maksimumi të bën pak buzagas.
Pamvarësisht nga rezervat e mija (mbase në këtë rast rezerva të tëmerrshme intelekti e karakteri), të cilat janë pronë dhe bindje thjesht të mijat e vetëm të mijat, unë nuk kam asnjë lloj të drejte ti jap vetes (e kurrë nuk ja kam dhënë) shprehinë e nofkave poshtëruese ndaj kujtëdoqoftë. Se cili jam unë në fund të fundit!? Përkundrazi, në se konstatoj këtë cen të ulët njerëzor, në përgjithësi krijoj menjëherë “rezervë” pozitive për “viktimën”.
Pa shikoni ju lutem se si një tip nga këto portalet e sotme më ka “botuar”!? Përveçëse as e njoh e as që më ka thënë gjysëm fjale, më deformon, shpif e shtrembëron në mënyrën më diskriminuese për mua, duke vënë në “penën”time ato për të cilat ajo kërkon të bëjë “bujë”.
Më “emërton” për mëkeq edhe si një “ish i persekutuar”, duke më neglizhuar si një leckë, natyrisht duke u tallur edhe me këtë shtresë, e cila përveçëse nuk ka asnjë lloj lidhje me jetën time, nuk ka edhe se pse të “implikohet” me budallallëqet e gomarllëqet që përpiqen ti atribuojnë këta lloj portalesh regresivë e të paturpshëm. Boll janë ata në hallin e tyre! Ashtu si edhe unë në hallin tim.
Nuk e ka keq ai “i gjati”, ai socialisti “im” që këta i quan “kazan”. Janë më keq se kazan, janë daulle të çara.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.