Inceneratorët!
Se në çfar gjendje të rëndë kemi rënë, provohet te “çështja Inceneratorët”. Të gjithë flasin, të gjithë bëjnë kopetentin, të gjithë nuk i hapin rrugë të gjithëve, të gjithë nuk ja kanë haberin, nuk mer vesh njeri se si funksionojnë firmat, nuk ja kanë haberit kostove, shpenzimeve apo faturimeve, kërkush nuk di të spjegojë qoftë edhe në mënyrën më të trashë se çfar përfaqëson cikli studim, projektim, zbatim dhe vënje në çfrytëzim e në vepre apo objekti sado i vogël qoftë. Të paktën deri tani nuk e kemi dëgjuar!
Çfarë ka ndodhur? Cila është mënyra se si janë “vjedhur” lekët, apo edhe sa lekë kanë mbetur ende për të “vjedhë”? Nuk ja vlen të shohësh gjë tjetër, përveçëse të ndjekësh një seance të një komisioni parlamentar të ngritur për këtë qëllim e mjafton!
Nuk dua të ngatëroj hetuesinë politike me atë të zakonëshme në periudhën para viteve 90-të. Por thuajse krejt personeli inxhinjero teknik i kësaj periudhe, nuk e besoj se në një apo mënyrë tjetër nuk ka patur probleme me hetuesinë. Unë vetë, jo më pak se tre herë, por më të rëndën e kam patur gjatë vitit 1976 në Kombinatin Metalurgjik, kur politika e asaj kohe krejt padrejtësisht akuzoi për sabotim kryeinxhinjerin. Si krejt inxhinjerët që punonim aty, jam thirrur disa herë nga hetuesija për një objekt që ishte në listën e atyre objekteve që quhej pjesë e “sabotimi”. Çdo sekondë të atij hetimi e mbaj mend edhe sot, për arsye të moshës, por edhe të hijes të rëndë që kishte hetuesia.

Por jo këtë tmerr, dashakeqësi, shpirt ligësi dhe pabesi siç në këtë komision parlamentar! Kurrë nuk mund ta imagjinoja! Një “histeri” e tëmerrshme, një përballje fare të egër dhe një konkurencë të paturpëshme politike, që bën një zhurmë të tmerrshme e në fund, jam krejt i qartë se nuk do të arijë të bëj dot as edhe një “kakërdhi” miu.
Por çudia më e madhe se “kakërdhia” që do prodhojë, për mua është drejtimi i këtij komisjoni nga kjo në foto, zonja Tabaku, të cilën nuk e kam ndjekur ndonjëherë me interes, pikërisht se nuk e paraqet diçka të tillë. E paskam “nënvleftësuar”! Kam parë sot te ajo, një femër tamam me tiparet e një “fashisteje” të mirfilltë, jo vetëm nga fjalët por edhe nga formimi. Te kjo monstër nuk mjaftonte vetëm sjellja e saj prej një “egërsire”, të maskuar me shprehi e buzëqeshje fallco prej hijene, por edhe një mungesë të plotë të xhentilesës më minimale njerëzore.
Goja e saj, duke ju drejtuar maxhorancës “merhume”, lëshoi në një moment urrejtjen e dhier me të cilin paska gatuar gjakun që i rridhka në “damarët” e saj familjarë : “Më plasi mua për partinë socialiste, këtë që vjen nga partia komuniste, mua që jam mbesa e një antikomunisti”. Për mirkuptim, e me falje, shprehja e plotësuar e “pësores” të kësaj cope mishi me dy sy është “më plasi bytha mua…”
Bravo! Bravo moj familje “antikomuniste”, sepse kështu, ja vetëm kështu nderi i prejardhjes tënde shkon aty ku i takon, nëpër kanalet e mbetjeve të shoqërive të emancipuara, që kërkojnë mirkuptim dhe zhvillim, shoqërive që botkuptimin tënd fund e krye të pjerdhur e të marë fund e “incenerojnë” dhe e izolojnë nëpër gremina për të mos helmuar deri edhe qentë e tërbuar të atyre anëve, që ju ka mbetur vetëm të bëjnë ham ham.
Isha kurjoz se si një gjysh “tironas” me prejardhje Tabaku ka bërë “antikomunistin” e kësaj torollakeje me gjithë lecka! Sepse ndër “tironas” nuk e besoj asnjëherë se vlen ajo shprehja “shif mbesën e fol për gjyshin”. Pasi do hyja në gjynof! Edhe kockat e gjyshit nuk do t’i treteshin nga turpi për trashëgimtaren e vet, kësaj injoranteje që u rit e u bë kaq si politikane, duke i lëpirë bythën një “krye komunisti” të ndyrë, një hajduti e krimineli me damkë.